Koronavirusi

COVID-19: Rumania heq Turqinë nga lista me e vendeve me rrezik të lartë

Rumania po ashtu vendosi që njerëzit që të paktën 10 ditë më parë kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, nuk do t'i nënshtrohen karantinës edhe nëse vijnë nga vendet që janë në listën e vendeve me rrezik të lartë

Sena Güler  | 18.01.2021 - Përdıtësım : 18.01.2021
COVID-19: Rumania heq Turqinë nga lista me e vendeve me rrezik të lartë Foto: AA/Arhiv

Bukuresht

Rumania ka larguar Turqinë nga lista e saj e vendeve me rrezik të lartë mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia u shtua në listë një muaj më parë kur numri i rasteve me COVID-19 në vend po rritej. Tani, me numrin e rasteve në rënie në Turqi, Bukureshti hoqi vendin nga lista, duke reflektuar situatën e përmirësuar.

Komiteti Kombëtar i Rumanisë për Situatën e Emergjencës po ashtu vendosi që njerëzit që të paktën 10 ditë më parë kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, nuk do t'i nënshtrohen karantinës edhe nëse vijnë nga vendet që janë në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Pas mbërritjes në Rumani, personave në fjalë do t'u kërkohet të tregojnë një dokument, të marrë nga institucioni shëndetësor që administroi vaksinimin, që do të vërtetojë dy dozat kundër pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın