Koronavirusi

COVID-19, Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

Si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 620 vdekje, në Meksikë 480 dhe në Indi 467

Büşra Selvi Öğütcen  | 07.07.2020 - Përdıtësım : 07.07.2020
COVID-19, Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

Buenos Aires / Ankara

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 620 vdekje, në Meksikë 480 dhe në Indi 467, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 20.229 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.623.284 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 620 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 65.487.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 323.070 raste dhe 16.134 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 927.292.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine. 

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë "regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19". 

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Meksikë, 480 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 480 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 31.119. Ndërsa me 4.902 raste të reja është rritur në 261.750 numri i rasteve me COVID-19. 

Në vend deri më tani janë shëruar 159.657 persona të prekur me COVID-19. 

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 467 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 22.252 raste të reja duke e rritur në 719.665 numrin e rasteve ndërsa me 467 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 20.160 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 439.948 persona.

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın