Koronavirusi

Britania dhe Armenia përfshihen në sistemin e certifikimit të BE-së për COVID-19

Komisioni i BE-së, njoftoi se certifikatat e dhëna për COVID-19 nga Britania dhe Armenia për udhëtimet, tashmë janë të barasvlershme me certifikatën digjitale të BE-së për COVID-19

Ömer Tuğrul Çam  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 29.10.2021
Britania dhe Armenia përfshihen në sistemin e certifikimit të BE-së për COVID-19

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) vendosi të përfshijë Britaninë e Madhe dhe Armeninë në sistemin e certifikimit për koronavirusin e ri (COVID-19) që kërkohet në udhëtime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së, njoftoi se certifikatat e dhëna për COVID-19 nga Britania dhe Armenia për udhëtimet, tashmë janë të barasvlershme me certifikatën digjitale të BE-së për COVID-19.

Me përfshirjen e Britanisë dhe Armenisë u rrit në 45 numri i vendeve të përfshira në sistemin e certifikimit të BE-së për COVID-19.

Gjithashtu në sistemin e BE-së u përfshi në muajin gusht edhe Turqia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın