Koronavirusi

Britani, shkon në mbi 38.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Vendi ka kryer 131.458 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 4.043.686

İlyas Tayfun Salcı  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 30.05.2020
Britani, shkon në mbi 38.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Londër

Numri i të vdekurve në Britaninë e Madhe si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 38.161, me një rritje prej 324 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që ministri i Financave, Rishi Sunak, i bëri të ditur, në 24 orët e fundit, 2.095 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 271.022.

Vendi ka kryer 131.458 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 4.043.686.

Britania radhitet e para në Evropë dhe e dytë në botë pas SHBA-së për sa i përket numrit më të lartë të të vdekurve nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.