Koronavirusi

Belgjikë, me rritjen e numrit të rasteve rivendosen pjesërisht masat kundër COVID-19

Kryeministri belg Alexander de Croo tha se nga 29 tetori do të rifillojë detyrimi për të mbajtur maska ​​në dyqane, qendra tregtare, institucione shëndetësore, koncerte, gjimnaze, biblioteka dhe qendra kulti

Selen Temizer  | 27.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Belgjikë, me rritjen e numrit të rasteve rivendosen pjesërisht masat kundër COVID-19

Bruksel

Përderisa numri mesatar i rasteve ditore me COVID-19 u rrit në Belgjikë, qeveria riktheu disa masa, të tilla si inkurajimi i mbajtjes së maskave dhe punës nga shtëpia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili publikon mesataren ditore të shifrave javore, numri i rasteve u regjistrua si 5.555 me një rritje prej më shumë se 75 për qind në javën 18-23 tetor.

Ndërsa numri i vdekjeve ditore u rrit me 14 për qind në 16. Shkalla e shtrimit në spital u rrit me 53 për qind në 121.

- Detyrim për të mbajtur maska ​​nga 29 tetori

Kryeministri belg Alexander de Croo, në deklaratën e tij pas mbledhjes së Komitetit Shkencor të djeshëm, njoftoi se nga 29 tetori do të rifillojë detyrimi për të mbajtur maska ​​në dyqane, qendra tregtare, institucione shëndetësore, koncerte, gjimnaze, biblioteka dhe qendra kulti.

De Croo deklaroi se u vendos që të preferohet sërish puna nga shtëpia.

Nuk do të jetë e nevojshme mbajtja e maskës në vendet e vendosura me Dokument të Sigurt për COVID-19. Dokumenti në fjalë dëshmon se personat janë plotësisht të vaksinuar, kanë rezultat negativ duke bërë testin PCR në 48 orë ose janë shëruar së fundmi nga virusi.

Që nga 15 tetori fillon paraqitja e Certifikatës së Sigurt COVID-19 për hyrje në ambiente të brendshme me kapacitet më shumë se 50 persona dhe hapësira të jashtme me kapacitet më shumë se 200 persona.

- Masat u lehtësuan për shkak të numrave të vaksinimit

Meqenëse 84 për qind e të rriturve janë vaksinuar plotësisht deri më 1 tetor në Belgjikë, kërkesa për maskë është hequr si për klientët ashtu edhe për punonjësit në sektorin e dyqaneve dhe akomodimit. Vendimi u zbatua vetëm në rajonin flaman, ku shkalla e vaksinimit ishte më e lartë.

Belgjika zë vendin e parë në mesin e vendeve evropiane për sa i përket shkallës së vaksinimit të popullatës.

Megjithatë, shkalla e vaksinimit në disa rajone është dukshëm më e ulët se në të tjerat. Aktualisht, 86 për qind e popullatës së rritur të vendit është plotësisht e vaksinuar ndërsa në kryeqytetin Bruksel kjo normë ka mbetur në 67 për qind, në Flanders është 92 për qind dhe rajonin frëngjisht-folëse në Valoni është 81 për qind.

"Kjo po bëhet një pandemi e të pavaksinuarve", tha De Croo në një deklaratë më 17 shtator.

Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke më 21 tetor tha se vendi kishte hyrë në valën e katërt të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın