Koronavirusi

Belgjika para valës së re të COVID-19

Megjithëse qeveria kohët e fundit ka lehtësuar masat lidhur me përdorimin e detyrueshëm të maskave mbrojtëse, përsëri po inkurajon popullatën t'i përdorë ato për të luftuar numrin në rritje të rasteve

Ekip  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 21.10.2021
Belgjika para valës së re të COVID-19

Bruksel

Qeveria belge paralajmëroi sot se vendi është në prag të një rritjeje tjetër të madhe të numrit të rasteve me COVID-19, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithëse qeveria kohët e fundit ka lehtësuar masat në lidhje me përdorimin e detyrueshëm të maskave mbrojtëse, ajo po inkurajon popullatën t'i përdorë ato për të luftuar numrin në rritje të rasteve që kujtojnë tre valët e para në periudhën e mëparshme.

"Padyshim që jemi në valën e katërt. Do të shohim një rritje të madhe të numrit të infeksioneve dhe për fat të keq shtrime në spital", tha ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke për rrjetin VRT.

Qeveria belge lehtësoi disa nga masat gjatë këtij muaji, kështu që lejohet të mbahen më shumë ngjarje në hapësira të mbyllura ndërsa detyrimi për të mbajtur maska ​​në bare është hequr.

Belgjika, një vend me 11 milionë banorë, përsëri ka më shumë se 3.000 infeksione të reja në ditë, rreth 50 për qind më shumë se javën e kaluar.

Në këtë vend, 85 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın