Austria dhe Sllovakia regjistrojnë numrat më të larta të rasteve të reja me COVID-19
Në Austri, numri i të infektuarve është rritur në 78.029, ndërsa në Sllovaki në 40.801

Vjenë
Në 24 orët e fundit, 3.614 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë regjistruar në Austri, që është rritja më e madhe ditore e rasteve që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Austri, numri i të infektuarve është rritur në 78.029, nga të cilët 965 kanë vdekur, përfshirë 11 në 24 orët e fundit.
Sllovakia regjistroi 2.890 të infektuar ditën e kaluar, e cila është gjithashtu rritja më e madhe ditore e numrit të të infektuarve në atë vend.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë informoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 40.801, nga të cilët 159 kanë vdekur.
Në Hungari, 1.820 raste të infektimit janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 56.098, nga të cilët 1.390 kanë vdekur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.