Koronavirusi

Australia raporton vdekje rekorde ditore nga COVID-19

Kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, tha se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë regjistruar 410 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjithsej 21 persona të moshës midis 70 dhe 100 vdiqën nga sëmundja

Faruk Zorlu  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Australia raporton vdekje rekorde ditore nga COVID-19

Melbourne

Shteti Victoria i Australisë gjatë ditës së kaluar ka regjistruar 21 vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë e regjistruar për një ditë deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Melburn, kryeministri i shtetit Victoria, Daniel Andrews, tha se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë regjistruar 410 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjithsej 21 persona të moshës midis 70 dhe 100 vdiqën nga sëmundja.

Shifrat e fundit kanë sjellë numrin e vdekjeve në vend në 352.

Andrews tha se 16 nga 21 personat që vdiqën nga virusi kanë qenë banorë të shtëpive të pleqve. Ai po ashtu njoftoi se 476 banorë të shtëpive të pleqve janë transferuar në spitale për shkak të pandemisë.

Pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e mbi 740 mijë personave

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë jetën e mbi 740 mijë personave, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın