Koronavirusi

Arabia Saudite regjistron rekord të ri të rasteve të konfirmuara me COVID-19

Zyrtarët sauditë njoftuan se 4.193 raste të reja janë regjistruar gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 201.801 numrin e përgjithshëm të infeksioneve me COVID-19 në vend

Sena Güler  | 04.07.2020 - Përdıtësım : 04.07.2020
Arabia Saudite regjistron rekord të ri të rasteve të konfirmuara me COVID-19

Stamboll

Në Arabinë Saudite gjatë 24 orëve të fundit mbi 4 mijë persona kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët sauditë njoftuan se 4.193 raste të reja janë regjistruar gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 201.801 numrin e përgjithshëm të infeksioneve me COVID-19 në vend. 

Numri i të vdekurve nga COVID-19 po ashtu ka shkuar në 1.802, me 50 vdekje të tjera të raportuara, ndërsa numri i të shëruarve nga ky virus është rritur në 140.614. 

Pandemia COVID-19 në mbarë botën ka marrë jetën e mbi 523.500 personave, pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës. 

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të prekura nga virusi.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pothuajse 11 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në mbarë botën, prej të cilëve mbi 5.8 milionë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın