Sport, Koronavirusi

Anulohet sezona 2019-20 e ligës meksikane të futbollit për shkak të COVID-19

Vendoset që të mos të shpallet kampion asnjë ekip këtë sezonë

Abdulkadir Karakaya  | 22.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
Anulohet sezona 2019-20 e ligës meksikane të futbollit për shkak të COVID-19

Ankara

Anulohet sezona 2019-2020 e Ligës së Parë të Futbollit Meksikan (Liga MX) e cila paraprakisht ishte pezulluar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Liga MX, është vendosur që të përfundohet sezona dhe mos të shpallet kampion këtë sezonë.

Theksohet se dy ekipet e parë në tabelë, Cruz Azul dhe Leon, sezonën e ardhshme do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve CONCACAF.

Ekipa meksikane Santos Laguna dje kishte njoftuar se 8 futbollistët e këti klubi kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın