Koronavirusi

Afrikë, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin pothuajse në 50 mijë

Sipas shifrave nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në kontinentin afrikan deri më tani janë konfirmuar mbi 2 milionë raste, prej të cilëve rreth 1.74 milionë janë shëruar

Ekip   | 23.11.2020
Afrikë, numri i vdekjeve nga COVID-19 arrin pothuajse në 50 mijë

Addis Ababa

Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në Afrikë të paktën 49.702 persona kanë vdekur si pasojë e ndërlikimeve nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave nga Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në kontinentin afrikan deri më tani janë konfirmuar mbi 2 milionë raste, prej të cilëve rreth 1.74 milionë janë shëruar.

Afrika e Jugut është vendi më i prekur në kontinentin afrikan me rreth 861.100 raste dhe 22.500 vdekje, por vendi po ashtu ka regjistruar numrin më të madh të pacientëve të shëruar, repsektivisht rreth 786.900 pacientë të shëruar.

Afrika e Veriut ka regjistruar 687.500 raste, Afrika Lindore 255.800 raste, Afrika Perëndimore 201.600 raste dhe Afrika Qendrore 63.900 raste të koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın