Shkencë dhe Teknologji, jeta

Zonat e gjelbra të Athinës, habitat i specieve të ndryshme të papagajve

Në vitet 1980, papagajtë që nuk mund të zhdoganoheshin në aeroport lëshoheshin në qiell dhe si rezultat i rritjes së numrit të papagajve që arratiseshin nga kafazet, lloje të ndryshme papagajsh tani shihen në zonat e gjelbra të Athinës

Derya Gülnaz Özcan  | 01.06.2025 - Përdıtësım : 03.06.2025
Zonat e gjelbra të Athinës, habitat i specieve të ndryshme të papagajve

Athinë

Zonat e gjelbra në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, janë shtëpi e shumë llojeve të ndryshme të papagajve nga rajonet tropikale.

Është mjaft e zakonshme të hasësh në papagajtë shumëngjyrësh ndërsa ecën nëpër rrugët dhe parqet e Athinës.

Papagajtë, të cilët jetojnë kryesisht në rajone tropikale dhe janë vendas në Amerikën e Jugut dhe Azi, po krijojnë një habitat të ri në zonat e gjelbra të Athinës, ku mbizotëron klima mesdhetare.

Rrugët e Athinës, shumë prej të cilave janë të zbukuruara me agrume, mana dhe ullinj, si dhe parqet dhe kopshtet me pemë frutore, ua bëjnë kushtet e jetesës papagajve më të lehta.

Panayotis Laçudis, i cili është inxhinier pyjesh dhe mjedisi, si dhe edukator në fushën e tij, për Anadolu tregoi vëzhgimet, njohuritë dhe përvojat e tij rreth papagajve në Athinë si anëtar i Shoqatës Greke të Ortinologjisë.

- Papagajtë që nuk mund të kaloheshin përmes doganës u lanë në natyrë

Laçudis shpjegoi historinë se si këta papagaj, atdheu i të cilëve nuk është Mesdheu, erdhën në Athinë, që ka një popullsi prej afërsisht 5 milionë banorësh, dhe si u shumuan aty.

"Në fakt, të gjithë këta zogj erdhën këtu për shkak të tregtisë së kafshëve të egra. Ata që mbaheshin në shtëpi kanë ikur nga kafazet e tyre. Disa kanë ikur rastësisht, disa janë liruar sepse pronarët e tyre u mërzitën. Ata u përzien me natyrën, u përshtatën dhe u shumuan. Sigurisht, një arsye tjetër pse ka kaq shumë prej tyre është se papagajtë që silleshin në aeroportin në lagjen bregdetare Ellinikos për t'u shitur në Athinë liroheshin sepse nuk mund të përfundoheshin procedurat doganore", tha Laçudis.

Ai deklaroi se një specie e re është shtuar në habitatin e Athinës me shtimin e papagajve që janë rritur në shtëpi dhe në një farë mënyre janë liruar, si rezultat i dështimit për të përfunduar procedurat doganore në vitet 1980. Ai tha se distanca që përshkojnë papagajtë në një ditë nuk i kalon 2 kilometra, por me kalimin e kohës ata kanë pasur mundësinë të vendosen në shumë pjesë të Athinës.

- Papagajtë preferojnë zonat e gjelbra në qytet më shumë sesa zonat pyjore

Laçudis tha se papagajtë preferojnë zonat e gjelbra brenda qytetit për të jetuar, në vend të zonave pyjore jashtë qytetit dhe përmendi grabitqarët në pyll dhe pemët frutore në qytet si arsye për këtë.

Laçudis deklaroi se bimët ekzotike të mbjella për peizazhe në parqet dhe kopshtet e qytetit ndihmojnë gjithashtu në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për papagajtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın