jeta

Viti i Gjarprit festohet nga komuniteti kinez në Kanada

- Paraqitja ekstravagante e Vitit të Ri Hënor të këtij viti tërhoqi qindra persona qytetin Edmonton, të cilët festojnë traditat e pasura të kulturës kineze

Abdula Berisha  | 27.01.2025 - Përdıtësım : 28.01.2025
Viti i Gjarprit festohet nga komuniteti kinez në Kanada Foto: Artur Widak / AA

Edmonton

Anëtarët e komuniteteve kineze dhe aziatike u mblodhën për të festuar Vitin e Gjarprit në qytetin Edmonton të Kanadasë, raporton Anadolu.

Komuniteti bëri një paraqitje me figura shumëngjyrëshe, duke përfshirë luanë dhe dragua, në lagjen kineze të Edmontonit.

Paraqitja ekstravagante e Vitit të Ri Hënor të këtij viti tërhoqi qindra persona, të cilët festojnë traditat e pasura të kulturës kineze. Anëtarët e komunitetit krijuan një paradë spektakolare, duke mbushur rrugët me gjallëri.

Sipas kalendarit kinez, viti 2025 shënon Vitin e Gjarprit. Kalendari kinez mund të përshkruhet si një cikël 12-vjeçar i përfaqësuar nga 12 kafshë të ndryshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın