Turqia, jeta

Vajza me aftësi të kufizuara i kalon pengesat me ashensorin e ndërtuar në shtëpinë saj nga vullnetarët

Vullnetarët ndërtuan një ashensor ballkoni për të ndihmuar vajzën e re me aftësi të kufizuara dhe ajo tani mund të dalë nga shtëpia pa asnjë ndihmë.

Emin Ferhat Sevilir  | 06.07.2025 - Përdıtësım : 06.07.2025
Vajza me aftësi të kufizuara i kalon pengesat me ashensorin e ndërtuar në shtëpinë saj nga vullnetarët

Erzincan

ERZINCAN (AA) - Pasi mësuan se Bengisu, e cila jeton me familjen e saj në lagjen Arslanlı të qytetit turk Erzincan, nuk mund të dalë nga shtëpia e saj sepse nuk mund të përdorë shkallët, vullnetarët kryen punë për të mbështetur vajzën e re.

Me iniciativën e Shoqatës së të Rinjve Vullnetarë dhe mbështetjen e filantropëve, vullnetarët ndërtuan një ashensor ballkoni në shtëpinë në katin e parë të vajzës së re me aftësi të kufizuara.

Vajza e re, e cila tani mund të dalë nga shtëpia pa asnjë ndihmë, përjetoi një gëzim të madh me ndihmën e ashensorit.

Irem Bengisu Kavut tha për Anadolu se ajo ishte me aftësi të kufizuara që nga lindja dhe nuk mund të dilte vetë.

Kavut falënderoi ata që kontribuuan në ndërtimin e ashensorit. "Nuk mund të dilja jashtë kur kisha punë për të bërë. Tani mund të ngjitem e të zbres vetë, nuk kam nevojë për askënd. Tani mund të dal vetë, të bëj punën time dhe të kthehem në shtëpi vetë. Nuk i shkaktoj më telashe familjes sime. Ky ashensor na e ka bërë punën shumë më të lehtë", tha ajo.

Nëna Saadet Kavut shprehu dhimbjen e saj të thellë që vajza e saj nuk mund të dilte rehat nga shtëpia.

Kavut, e cila deklaroi se nuk mund ta ndihmonte gjithmonë vajzën e saj, tha: "Dua të falënderoj Shoqatën e të Rinjve Vullnetarë dhe filantropët. Po kaloja kohë të vështira vetëm. Tani Bengisu mund të dalë dhe të kthehet në shtëpi vetë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.