Türkiye, vajza e re ushtron me pasion profesionin e saj si operatore vinçi
"Gratë mund të jenë të suksesshme në çdo profesion. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjmë nëse duam. Unë eci përpara duke ruajtur vetëbesimin dhe duke vlerësuar reagimet pozitive", tha Zehra Düzgün
Istanbul
ISTANBUL (AA) - CÜNEYT SEVİNDİK - Zehra Düzgün, 23-vjeçarja e cila u bë operatore e vinçave kullë me këshillën e babait të saj, e bën punën e saj duke u ngjitur në lartësi prej shumë metrash çdo ditë në industrinë e ndërtimit të dominuar nga burrat.
Zehra, e cila jeton në rrethin Pendik të Istanbulit, për shkak të interesit të saj për automjetet mësoi të drejtojë makinën dhe motoçikletën, ndërsa mori edhe patentën e shoferit sapo mbushi 18-vjeç.
Për të ofruar mbështetje për familjen, Zehra filloi të punonte si punonjëse ambalazhimi në magazinën e një dyqani ku shiteshin produkte teknologjike, ndërsa më pas filloi të punonte si roje private sigurie për një kohë pasi mori patentat e operatorit të pirunit dhe makinerive.
%2F20250405_2_68433309_111398499.jpg)
Ajo vendosi të hulumtonte dhe ndiqte profesionin si operatore vinçi me këshillën e babait të tij, i cili ishte operator pompash në një mikser betoni. Ndërkohë, për të arritur këtë ajo mori trajnim edhe nga një operatore femër vinçi.
Çdo ditë Zehra ngjitet në disa metra lartësi si operator i vinçave të kullës në kompaninë ku punon dhe prej 6 muajsh ajo e bën punën e saj me pasion.
- "Nuk kam frikë nga lartësitë, por materiali që lëkundet në ajër më shqetësonte në fillim"
Zehra Düzgün foli për Anadolu lidhur me procesin e fillimit të karrierës dhe eksperiencat e saj, ku ajo vuri në dukje se puna e operatorit të vinçit të cilën nuk e kishte menduar kurrë, i tërhoqi vëmendjen me sugjerimin e babait.
"Babai im është operator i pompës së mikserit të betonit. Ndërsa po flisnim për të qenë operator i vinçit kullë, në fillim m'u duk si shaka, por me kalimin e kohës hulumtova dhe besova se mund ta bëja. Më pas u trajnova dhe u futa në këtë profesion", shpjegon ajo.
%2F20250405_2_68433309_111398495.jpg)
Zehra thotë se ka hasur disa vështirësi teknike gjatë procesit të trajnimit dhe se ka pasur vështirësi në kontrollimin e lëkundjes së ganxhës në fillim dhe se të gjithë në zonën e punës donin ta avanconin punën shpejt dhe se kjo gjë ushtronte presion mbi të.
Duke thënë se ajo i kapërceu këto vështirësi dhe e zotëroi profesionin me mbështetjen e kolegëve të saj, Zehra vuri në dukje se puna në lartësi prej disa metrash nuk e tremb atë.
"Në fillim lëkundjet e përjetuara gjatë ngritjes së ngarkesës më bënin të shqetësohesha. Nuk kam frikë nga lartësitë, por lëkundjet e materialit në ajër në fillim më shqetësonin. Ditën e parë më kapi paniku, por më pas u mësova. Një nga momentet më të paharrueshme në jetën time profesionale e kam përjetuar gjatë periudhës kur po kryeja trajnimin. Lidhja e hekurt u këput teksa po punoja dhe kjo shkaktoi lëkundje të madhe. Më zuri paniku sepse ishte hera e parë që përjetoja një gjë të tillë, por me kalimin e kohës mësova të menaxhoj situata të tilla", tha ajo.
- "Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjmë"
Pasi tha se të qenit operator vinçi kullash kërkon të jesh e fortë fizikisht dhe mendërisht, Zehra shtoi se "Edhe gratë duhet t'u drejtohen profesioneve të tilla. Nuk ka rëndësi nëse janë burra apo gra, e rëndësishme është të guxoni dhe të provoni. Disa burra që punojnë në kantier thonë 'Unë nuk mund të shkoj aq lart', por unë jam atje dhe punoj".
Zehra thekson se nëna e saj, e cila fillimisht ishte e shqetësuar për zgjedhjen e karrierës së saj, e vlerëson atë edhe pse nuk dëshiron ende që ajo të bëjë këtë punë.
%2F20250405_2_68433309_111398500.jpg)
Ajo tërhoqi vëmendjen se numri i grave që punojnë në Türkiye si operatore në vinçat e kullave është i ulët. Zehra tha se përveç operatorit që e ka trajnuar në Izmir, ka hasur në rrjetet sociale edhe disa gra që bëjnë këtë punë.
Sipas saj, edhe gratë mund të punojnë në këtë fushë.
"Do të doja që më shumë gra të punojnë në këtë fushë. Gratë mund të jenë të suksesshme në çdo profesion. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjmë nëse duam. Unë eci përpara duke ruajtur vetëbesimin dhe duke vlerësuar reagimet pozitive. Peizazhi im është i bukur, e dua punën time. Gratë duhet ta provojnë pa pasur frikë", tha Zehra Düzgün.
