jeta

Sipërmarrësja në Gaza përgatit biskota pavarësisht shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar

Sipërmarrësja Nura Abu Avde, nga qyteti Khan Younis në jug të Gazës, është një nga palestinezët që përpiqen të qëndrojnë në këmbë, pavarësisht shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar.

Doaa Albaz, Ekrem Biçeroğlu, Halime Afra Aksoy  | 21.03.2026 - Përdıtësım : 21.03.2026
Sipërmarrësja në Gaza përgatit biskota pavarësisht shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar

Gaza

Sipërmarrësja nga Rripi i Gazës, Nura Sami Ibrahim Abu Avde, po shet biskota që i përgatit në një tendë për Festën e Fitër Bajramit, pavarësisht sulmeve të rënda të Izraelit në rajon dhe zhvendosjeve të përsëritura të detyruara.

Palestinezët nën shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet e rënda të ushtrisë izraelite, të nisura në tetor 2023 në Rripin e Gazës dhe që zgjatën dy vite, u detyruan të migronin nga një vend në tjetrin për të mbijetuar.

Përderisa numri i viktimave nga sulmet në Gaza ka tejkaluar 72 mijë, familjet palestineze po luftojnë për të mbijetuar me anëtarët e mbetur gjallë.

Të detyruar të lënë pas shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat e tyre, palestinezët janë detyruar të zhvendosen disa herë në Gaza për shkak të sulmeve të reja në zonat ku janë strehuar.

Palestinezët po përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre në kushte primitive në vendet ku shkojnë, mes kësaj vale zhvendosjesh në rajon.

- "Kuzhina e Shef Enzikut", e themeluar nga gratë palestineze

Nura Abu Avde, nga qyteti Khan Younis në jug të Gazës, është një nga palestinezët që përpiqen të qëndrojnë në këmbë.

Në një deklaratë për Anadolu, Abu Avde tha se e kishte nisur këtë iniciativë 10 vite më parë duke themeluar "Kuzhinën e Shef Enzikut".

Ajo theksoi se përgatiste ushqime të shijshme dhe i nxirrte në shitje, duke shtuar se e bën këtë punë me shumë dashuri.

Abu Avde tha se kjo punë është zhvilluar duke kaluar në disa faza, duke shtuar: "Përgatisja ushqime dhe ëmbëlsira për raste të veçanta si kekë, biskota, pasta të vogla të dekoruara dhe biskota me susam".

Duke theksuar se në fazat fillestare të iniciativës kishte hasur shumë vështirësi, Abu Avde tha:

"Punojmë në këtë projekt së bashku me një grup grash. Ky projekt ishte gjithashtu burimi kryesor i të ardhurave për mua dhe familjen time. Në fillim hasa shumë vështirësi, aq sa më merrte shumë kohë larg shtëpisë dhe fëmijëve të mi".

- "Vendi ku punonim u shkatërrua nga sulmet izraelite"

Abu Avde tha se situata ishte më e mirë para sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

"Por pas sulmeve përjetuam vështirësi të mëdha. Dyqani im u shkatërrua dhe humbëm të gjitha pajisjet tona. U detyruam të zhvendosemi në më shumë se një vend dhe më shumë se një herë. Çdo herë që zhvendoseshim, humbnim pajisjet tona dhe linim pas sendet tona" tha ajo.

Pavarësisht këtyre vështirësive, Abu Avde theksoi se vazhdon të përpiqet të qëndrojë në këmbë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın