Bota, jeta

Singapor, "foshnja më e vogël e botës" del nga spitali pas 13 muajsh trajtim

"Foshnja e gjinisë femërore e emërtuar Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra"

İdris Sülün  | 09.08.2021 - Përdıtësım : 11.08.2021
Singapor, "foshnja më e vogël e botës" del nga spitali pas 13 muajsh trajtim

Stamboll

Në Singapor ka dalë nga spitali pas një trajtimi 13 mujor foshnja Kwek Yu Xuan e cila mendohet se është "foshnja më e vogël e botës", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, foshnja e gjinisë femërore e emërtuar Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra. Foshnja e cila në vend të javës së 40 të shtatzënisë, lindi në javën e 25-të në peshën e një molle, doli nga spitali pas një trajtimi në kujdesin intensiv për një periudhë 13 mujore.

Nëna e Yu Xuan u fut në lindje emergjente cezeriane për shkak të tensionit të lartë i cili mund të ishte vdekjeprurës edhe për nënën edhe për foshnjën me dëmtimin e organeve jetësore.

Bëhet e ditur se foshnja pas trajtimit në spital ka arritur shëndetin e saj duke arritur në 6,3 kg.

Sipas regjistrimeve të Universitetit Lowa të SHBA-së, foshnja më e vogël në botë ishte një vajzë e lindur në vitin 2018 në peshën 245 gramë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.