Turqia, Kulturë, jeta

Mjeshtri që prodhon fshesa dore për gjysmë shekulli, i fundit në qytetin e tij

Savaş Çelikaslan, i cili ende vazhdon profesionin që ka mësuar nga gjyshi dhe babai në vitet e shkollës fillore, arrin të prodhojë 20 fshesa në ditë

Duyğu Avunduk  | 02.02.2025 - Përdıtësım : 03.02.2025
Mjeshtri që prodhon fshesa dore për gjysmë shekulli, i fundit në qytetin e tij

Trabzon

Savaş Çelikaslan, 57-vjeçari i cili prodhon fshesa dore të punuara me dorë në qyytetin e Trabzonit në Türkiye, është ndër përfaqësuesit e fundit të profesionit që ushtron prej gjysmë shekulli në qytet.

Fshesat e barit, të cilat dikur zinin vendin e tyre në cepin më të rëndësishëm të shtëpive, me zhvillimin e teknologjisë u zëvendësuan nga fshesat me korrent. Edhe pse nuk marrin aq vëmendje sa në të kaluarën, ato vazhdojnë të ekzistojnë falë mjeshtërve të këtij zanati.

Duke prodhuar fshesa bari në punishten e tij në lagjen Pazarkapı në rrethin Ortahisar, Çelikaslan përgatit fshesat duke aplikuar procese të ndryshme në barin që blen nga qyteti Samsun.

Çelikaslan, i cili mund të prodhojë 20 fshesa në ditë në punishten e tij ku punon i vetëm, fillimisht njom dengjet e barit në ujë dhe më pas shton sulfur. Mjeshtri e ndan barin në tri pjesë, i jep formë me një copë druri të ngjitur në këmbë dhe me një kapëse të dorës, e qep me gjilpërë dhe e përgatit për shitje.

Mjeshtri Çelikaslan tha për Anadolu se profesionin e gjyshit dhe babait të tij të prodhimit të fshesave e vazhdon që në fëmijëri.

Çelikaslan, i cili deklaroi se detajet e profesionit i mësoi nga i ati në vitet e shkollës fillore, tha: “Pas shërbimit ushtarak filluam të vazhdojmë me babanë tonë dhe që atëherë e bëj këtë punë”.

-"Edhe çirak, edhe mjeshtër"

“Në atë kohë bënin të gjithë nga 100 fshesa në ditë, pjesët e dorezës i bëja unë, pjesën skicuese babai im, qepjen në shtëpi e bënte nëna, tani nuk ka mbetur njeri, të gjitha proceset i bëj unë, e hap dyqanin, unë jam vet çirak, vet mjeshtër", tha mjeshtri Çelikaslan.

Ai tha se shumë njerëz nga familja e tij, duke përfshirë gjyshin dhe babain e tij, e bënin këtë punë. "Unë jam i vetmi që bëj prodhim në Trabzon dhe do ta bëj sa të jem gjallë. Ka pasur rreth 30 dyqane në Trabzon, tani kam mbetur vetëm unë si prodhues".

Çelikaslan, i cili tha se për punën e tij interesohen edhe turistët e huaj, u ndal në kujtimin që ka pasur me një çift anglez të ardhur në qytet. "Turistët që vijnë nga jashtë për të vizituar janë kureshtarë për atë që bëj unë. Kur u larguan, më thanë diçka që nuk mund ta harroj: 'Faleminderit që vazhduat profesionin e gjyshit tuaj'", tregoi mjeshtri i fshesave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın