jeta

Me tërheqjen e liqenit Van, shfaqet rruga e lashtë për në ishullin Çarpanak

Në liqenin Van, ku uji është tërhequr për shkak të thatësirës dhe avullimit të tepërt, disa struktura historike dhe mikrobialite të formuara gjatë mijëra viteve janë shfaqur si rezultat i tërheqjes

Özkan Bilgin  | 14.04.2025 - Përdıtësım : 17.04.2025
Me tërheqjen e liqenit Van, shfaqet rruga e lashtë për në ishullin Çarpanak Foto: Özkan Bilgin / AA

Van

ÖZKAN BİLGİN

Për shkak të rënies së nivelit në liqenin Van, është shfaqur afër 60 për qind e rrugës antike një kilometërshe e ndërtuar shekuj më parë për të siguruar transportin në ishullin Çarpanak ndërsa pjesët që kanë mbetur nën ujë janë bërë më të dukshme, raporton Anadolu.

Në liqenin Van, ku uji është tërhequr për shkak të thatësirës dhe avullimit të tepërt, disa struktura historike dhe mikrobialite të formuara gjatë mijëra viteve janë shfaqur si rezultat i tërheqjes.

Gjatë viteve të fundit për shkak të rënies së nivelit të ujit është shfaqur rruga e lashtë një kilometërshe e gjatë që lidh ishullin Çarpanak, një nga ishujt më të mëdhenj në liqen dhe që pret shumë vizitorë çdo vit me manastirin "Ktouts" dhe natyrën e saj mbresëlënëse.

Më të dukshme këtë vit janë bërë edhe pjesët e rrugës që janë nën ujë, rreth 60 për qind e të cilave janë mbi nivelin e ujit.

Shefi i Departamentit të Arkeologjisë, Universiteti Van Yuzuncu Yil (YYÜ), Fakulteti i Letërsisë, prof. dr. Rafet Çavuşoğlu tha për Anadolu se urartianët përdorën në mënyrë aktive pellgun e liqenit Van.

Ai theksoi se shumë vendbanime rreth liqenit Van datojnë që nga periudha urartiane. "Shumë kështjella urartiane u ndërtuan përgjatë bregut nga liqeni Van deri në Tatvan. Ne e dimë se kishte një vendbanim urartian përballë ishullit Çarpanak dhe se transporti sigurohej nga toka dhe nga deti duke filluar nga Kalaja e Vanit. Në periudhën urartiane në mënyrë aktive u përdor sistemi që siguronte transport nga liqeni i Vanit", tha Çavuşoğlu.


- "Ne shohim që është ndërtuar një rrugë që mund të akomodojë një karrocë me kuaj"

Çavuşoğlu tha se ishulli Çarpanak fitoi rëndësi në mesjetë. "Në ishull u ndërtua një manastir. Ky manastir u aktivizua duke filluar nga shekulli i 9-të pas Krishtit. Pas ndërtimit të manastirit, ndoshta ka patur lidhje midis ishullit dhe tokës dhe mund të themi se ka patur një rrugë të shtruar me gurë. Shohim që është ndërtuar një rrugë që mund të përshtatej me një karrocë kuajsh për të përmbushur nevojat e manastirit", tha ai.

"Vetëm një pjesë e manastirit ka mbetur sot dhe ka qenë aktiv deri në shekullin e 19-të. Kjo rrugë u përdor në mënyrë aktive për të plotësuar nevojat këtu. Në kohët e fundit shohim se rruga e lashtë është shfaqur me uljen e nivelit të ujit në liqenin Van. Me sa mund të shohim, rreth 60 për qind e rrugës është zbuluar. Nëse thatësira vazhdon, ishulli do të lidhet plotësisht me tokën dhe rruga do të bëhet aktive", tha Çavuşoğlu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın