Kulturë, jeta

Kalashët, fisi i humbur i Aleksandrit të Madh që ruan traditat

Luginat e pjerrëta të banuara nga komuniteti Kallash në të cilat qasja është shumë e vështirë, gjenden në zonën kufitare ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit

Metin Aktas  | 04.09.2016 - Përdıtësım : 05.09.2016
Kalashët, fisi i humbur i Aleksandrit të Madh që ruan traditat ( Metin Aktas - Anadolu Agency )

Chitral

CHITRAL (AA) – Në shpatet e mbuluara me borë në një lartësi prej 3000 metra mbi nivelin e detit, në malin Hindukush jeton komuniteti autokton Kalash i cili tërheq vëmendjen me traditën e veçantë, fenë dhe doket, për çka jorrallë herë quhet si “fisi i humbur i Aleksandrit të Madh” ashtu siç besohet të jenë pasardhës të këtij pushtuesi, raporton Anadolu Agency (AA).

Luginat e pjerrëta të banuara nga komuniteti kalash në të cilat qasja është shumë e vështirë, gjenden në zonën kufitare ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Bëhet fjalë për luginat Babur, Rumbur dhe Biri ku kalashët ndër shekuj ruajnë traditat e tyre autoktone që tërheqin vëmendjen e turistëve që duan aventura dhe sfida.

Komuniteti pakicë kalashët, janë të përkushtuar në mbrojtjen e identitetit të tyre pasi besojnë se janë pasardhësit e Aleksandrit të Madh, i cili para vdekjes së tij bashkë me ushtrinë kishte qëndruar në këtë rajon, dy vjet para marshimit të planifikuar për pushtimin e Kinës.

Kallashët sot numërojnë mes katër dhe pesë mijë anëtarë dhe jetojnë në harmoni me shumicën muslimane të Pakistanit, por duke ruajtur fenë e tyre dhe zakonet pagane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın