Kafshët në "Parkun e jetës së egër" në Antalya freskohen me kokteje frutash të akullta
- Stafi që përpiqet të mbrojë banorët e parkut nga nxehtësia përgatit kokteje frutash me pak kalori, të akullta dhe të ftohta, të përshtatshme për dietën verore të secilës kafshë

Antalya
ANTALYA (AA) - Kafshët në "Parkun e jetës së egër" të Antalyas freskohen me kokteje frutash të akullta dhe shatërvanë në motin e nxehtë, raporton Anadolu.
Temperatura që arrin 41 gradë Celsius në qytet ndikon negativisht edhe në gati 1.600 kafshë nga 115 specie në "Parkun e jetës së egër" të Antalyas. Stafi që përpiqet të mbrojë banorët e parkut nga nxehtësia përgatit kokteje frutash me pak kalori, të akullta dhe të ftohta, të përshtatshme për dietën verore të secilës kafshë.
Momentet kur kafshë të tilla si lemurët, majmunët dhe arinjtë ushqehen me kokteje frutash të bëra nga fruta të tilla si shalqiri, portokalli, qershia, banania dhe molla tërheqin gjithashtu vëmendjen e vizitorëve. Rakuni i quajtur "Venus", i cili u la në "Parkun e jetës së egër" që kur ishte i vogël, përpiqet të shpëtojë efektet e motit të nxehtë me akulloren me fruta të akullta që i është dhënë.
- Arinjtë freskohen duke hyrë në pishinë
Ndërsa disa nga kafshët përpiqen të freskohen me sisteme shatërvanësh të vendosura në kafazet e tyre, disave u sigurohet hyrja në ujë duke i vendosur dhe fruta në pishinat e tyre.
Familja e arinjve të murrmë në parkun e jetës freskohet duke hyrë në pishinë çdo mëngjes. Momentet kur arinjtë luajnë me njëri-tjetrin në pishinë tërheqin gjithashtu vëmendjen e vizitorëve.
Drejtoresha e "Parkut natyror të jetës së egër" në Antalya, Aygül Arsun tha se nxehtësia mund të shkaktojë stres tek kafshët. Ajo shtoi se ata marrin masa paraprake kundër nxehtësisë. "Ne i organizojmë zakonet e të ngrënit të kafshëve sipas muajve të verës. I ushqejmë me ushqime fibroze, fruta dhe perime lëngshme. Ne bëjmë punë ftohjeje dhe hijezimi në zonat e tyre", tha Arsun.