I riu i shndërron shkallët e Stambollit në pistë çiklizmi
Kadir Fidan, i cili punon në mirëmbajtjen elektronike të automjeteve me tension të lartë në një projekt ndërtimi metroje në Stamboll, filloi të merret me çiklizëm që fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Samsun.
Shkup
Kadir Fidan, 23-vjeçar, i cili punon natën në një kantier ndërtimi metroje, i kalon ditët duke regjistruar udhëtime në kodrat dhe shkallët e rrugëve të Stambollit, raporton Anadolu.
Fidan, i cili punon në mirëmbajtjen elektronike të automjeteve me tension të lartë në një projekt ndërtimi metroje në Stamboll, filloi të merret me çiklizëm që fëmijë në qytetin e tij të lindjes, Samsun.
Me kalimin e kohës, Fidan e zhvilloi veten duke praktikuar sportin në terren të rëndë dhe sfidues.
Ai me pasionin e tij tërheq vëmendje me një biçikletë malore që e bleu me përpjekjet e tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
