Hakik Ibrahimi gjysmë shekulli duke pjekur gështenja, i ka shitur Tuxhmanit, Severinës, Çiro Blazheviçit...
Hakik Ibrahimi mbi 40 vite pjek gështenja, misër dhe kokoshka në sheshin e Luleve në Zagreb, kurse klientë të rregullt kishte Tuxhmanin, Mesiçin, Grabar-Kitaroviç, Bandiçin, Severinën, Çiro Blazheviç...

Zagreb
ZAGREB (AA) - Më shumë se katër dekada në Sheshin e Luleve u ndihet aroma gështenjave dhe misrit të pjekur. Punëtoria lëvizëse e Hakik Ibrahimit me qymyr dhe thëngjill çdo ditë ndez zjarrin e traditës së vjetër të gështenjave në Zagreb. “Furra” e nxehtë ndodhet në afërsi të kinemasë së vjetër-Evropa, në qendër të qytetit, ku kalojnë të gjithë: elita e shoqërisë dhe njerëzit e pastrehë, turistët dhe miqtë e Hakikut.
- Nostalgjia për vendlindjen Vranishten-
Hakik Ibraimi ka lindur pikërisht në mes të shekullit të kaluar në fshatin e malit Sharr- Vranishte, në komunën Gora të Maqedonisë. Ai ishte detyruar të migronte në vitin 1968 "për të siguruar kafshatën e gojës" në Zagreb, dhe pasi që nuk ka mbaruar shkollën, ai filloi të punojë si pjekjes i gështenjave, misrit dhe kokoshkave në rrugë.
Në qendër të qytetin, në Sheshin e Luleve, punëtoria e pjekësit të gështenjave vazhdon së punuari që nga viti 1972, siç thonë qytetarët e Zagrebit: pjek drithërat. Në vendlindje-Vranishte nuk kishte punë, kurse në Zagreb në atë kohë me drithëra merrej xhaxhai i Hakikut dhe një fqinj tjetër, dhe kështu së bashku me babain e tij dhe këta dy filluan punën.
Ndërsa rrotullon misrin në skarë, Hakikut i ngjallet nostalgjia për vendlindjen, të cilën e viziton së paku dy herë gjatë vitit: "Do të doja që pjesën e fundit të jetës time ta kaloj në vendlindje, sepse atje e njoh çdo gurë, çdo pemë, çdo rrugë dhe livadhet ... Atje i kam miqtë e vjetër dhe të gjeneratës", tha Hakiku.
- Ai krenohet se është musliman-
"Kombëtarisht unë jam mysliman dhe nuk e fsheh: Unë gjithmonë kam qenë musliman dhe kështu do të qëndrojë deri në fund. Nuk kam urrejtje ndaj asnjë kombi e race. Pothuajse jam figurë publike, pothuajse çdo ditë jam këtu, me njerëzit shoqërohem, të gjithë më përshëndesin, unë punojë. Jam i ndershëm, askujt nuk i kam borxh, nuk jam i uritur, nuk jam i etur", thotë Hakiku.
Të premteve rregullisht shkon në xhaminë e Zagrebit për të falur namazin e Xhumasë, por nuk ka kushte për të falur vaktet çdo ditë, sepse, siç thotë, Islami kërkon pastërti të madhe.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.