jeta

Gatimet nga kuzhina Osmane prezantohen sonte në Shkup

Kryetari i Federatës së Gatuesve të Turqisë (TASFED) Yalçın Manav, sot tha se si shoqatë ekzistojnë prej vitit 2003 dhe kanë marrë pjesë në gara botërore

Bekim Laci  | 12.11.2015 - Përdıtësım : 13.11.2015
Gatimet nga kuzhina Osmane prezantohen sonte në Shkup

Shkup

SHKUP (AA)- Gatuesit më të mirë të Turqisë sot do të përgatisin specialitetet gastronomike nga periudha Osmane por edhe ato të Turqisë moderne si pjesë e projektit “Maqedonia nikoqir i elitës së kuzhinës dhe gastronomisë turke”, event ky të cilin e kryeson kryetari i Federatës së Gatuesve dhe Shefave të Turqisë (TASFED) Yalçın Manav. Gatimet e tyre do të prezentohen sonte në hotelin Holidey Inn në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashtu siç informoi të martën organizatori, Universiteti për Turizëm nga Shkupi, qëllimi është që në Maqedoni të sjellin shijet origjinale të gastronomisë Osmane dhe asaj moderne turke. 

Kryetari i Federatës së Gatuesve të Turqisë (TASFED) Yalçın Manav, sot tha se si shoqatë ekzistojnë prej vitit 2003 dhe kanë marrë pjesë në gara botërore.

“Kur filluam në vitin 2003 ne nuk ishim anëtarë në shoqatën botërore të gatuesve, por pastaj e vendosëm kuzhinën tonë në garat ndërkombëtare ku kemi fituar 9 madalje në kategoritë e të moshuarve, të rinjve dhe kategorinë për përgatitje të ëmbëlsirave”, tha ai.

Drejtori i Turkish Airlines në Maqedoni, Ilker Baydar, tha se kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e tyre pasi si aviokompani turke që ka fluturime të shumta në relacionin Shkup-Stamboll dhe anasjelltas, shërbejnë ushqim gjatë fluturimeve dhe kjo është një shans i mirë për ta, pasi synojnë rritjen e numrit të pasagjerëve.

“Ne vërtetë ishim të interesuar të jemi pjesë e mbrëmjes Maqedoni-Turqi për të kontribuar për lidhjet mes dy shteteve që daton shumë para disa shekujve, dhe shpresojmë të ndikojmë në afrimin e kulturave”, tha ai, për të shtuar se pikërisht gatimet janë një çështje për të cilën është i njohur Ballkani.

Drejtori Baydar, ishte përkujdesur që gjatë prezantimit të sotëm të improvizojë si duket një shërbim në bordin e aeroplanit të Turkish Airlines me një dhuratë simbolike që karakterizon Turqinë, dhe kjo është bakllavaja.

Projekti “Maqedonia nikoqir i elitës së kuzhinës dhe gastronomisë turke” përkrahet nga shumë kompani dhe institucione turke siç janë: Halkbank, Instituti Yunus Emre, TAV do të mbahet mes 11 dhe 16 nëntor në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Gjatë qëndrimit pesëditor në Maqedoni, gatuesit nga Turqia përveç Shkupit, do të vizitojnë objekte hotelierike edhe në Manastir, Ohër, Strugë, Gostivar dhe Kumanovë.

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.