jeta

Foshnja Kerim, simboli i Gutës Lindore mbërrin në Turqi

Pasi që historia e foshnjës i ishte treguar botës nga Anadolu Agency (AA), ishte shndërruar në simbolin e rrethimit të Gutës Lindore, ndërsa kishin filluar fushatat mbështetëse në rrjetet sociale

Cem Genco, Salim Taş  | 01.04.2018 - Përdıtësım : 01.04.2018
Foshnja Kerim, simboli i Gutës Lindore mbërrin në Turqi Foto: Cem Genco / AA

Hatay

HATAY (AA) - Foshnja Kerim, që në sulmet e regjimit të Bashar al Asadit në Gutën Lindore të rrethuar humbi njërin sy dhe nënën, ka arritur me familjen e tij në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të evakuimeve të detyruara të filluara në Gutën Lindore në kuadër të marrëveshjes së arritur si rezultat i bisedimeve të kryera nën garantimin e Rusisë, foshnja Kerim dhe babai i tij Ebu Muhammed dhe dy motrat e tij arritën në Idlib. Ato më pastaj u takuan me kryetarin e përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kınık.

Foshnja Kerim dhe familja e tij bashkë me ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë hyrë në Turqi nga Pika Kufitare Cilvegözü në Reyhanlı të qytetit Hatay.

Foshnja Kerim kishte humbur syrin e majtë gjatë një sulmi të regjimit në Gutën Lindore. Pasi që historia e foshnjës i ishte treguar botës nga Anadolu Agency (AA), ishte shndërruar në simbolin e rrethimit të Gutës Lindore, ndërsa kishin filluar fushatat mbështetëse në rrjetet sociale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın