Familja në Turqi vazhdon profesionin e përgatitjes së hallvës si trashëgimi e gjyshit
Mustafa Helvacıoğlu, 35-vjeç dhe vëllezërit e tij, të cilët vazhdojnë profesionin duke prodhuar hallvë me metoda tradicionale në Çankırı, ëmbëlsojnë klientët duke prodhuar hallvë, llokum, reçel dhe pekmez.

Çankırı
Mustafa Helvacıoğlu, i cili jeton në Çankırı të Turqisë, vazhdon të bëjë hallvë së bashku me familjen e tij si brezi i tretë në dyqanin që gjyshi i tij hapi në vitin 1944, raporton Anadolu.
Gjyshi i tij, Mehmet Helvacıoğlu, e filloi profesionin e tij si ndihmës dhe praktikant kur ishte fëmijë. Ai vazhdoi si mjeshtër në dyqanin që hapi në vitin 1944 pasi u kthye nga shërbimi ushtarak dhe vazhdoi deri në vdekjen e tij në vitin 2008.
Mustafa Helvacıoğlu, 35-vjeçar, dhe vëllezërit e tij, të cilët vazhdojnë profesionin duke prodhuar hallvë me metoda tradicionale në Çankırı, ëmbëlsojnë klientët duke prodhuar hallvë, llokum, reçel dhe pekmez.
- "Ne vazhdojmë me metodën e vjetër, siç e la gjyshi im"
Helvacıoğlu, për Anadolu deklaroi se produktet që ata prodhojnë nuk përmbajnë asnjë aditiv. "Ne kemi prodhuar duke përdorur të njëjtën metodë që nga gjyshërit tanë, kështu që vazhdojmë në të njëjtën mënyrë", tha Helvacıoğlu.
"Hallva jonë ende bëhet në të njëjtët kazanë. Kthehet dhe brumoset në kazanë kromi, dhe sheqeri rrihet në të njëjtat makina rrahëse. Ende kemi disa makina, kazanë dhe lopata për rrahjen e sheqerit që gjyshi im i përdori vite më parë. Ne vazhdojmë t'i përdorim sa herë që është e mundur. Sigurisht, duhet të jemi të hapur ndaj inovacionit, por për ta bërë këtë produkt me cilësi më të lartë, nuk duhet të prishim metodën tradicionale. Kur kalojmë në prodhim masiv ka ndryshime në cilësinë e produktit dhe strukturën e makinës. Nuk e gjejmë shumë të drejtë këtë për momentin. Ne vazhdojmë me metodën e vjetër siç e la gjyshi im. Shpresojmë që ta mbajmë gjallë emrin dhe traditën në këtë mënyrë", tha ai.
Ai shpjegoi se ata prodhojnë lloje të ndryshme të hallvës në dyqanin e tyre, duke përfshirë hallvën e tahinit, hallvën e verës dhe hallva tjera.
Helvacıoğlu theksoi se ata prodhojnë afërsisht 25 lloje të ndryshme të llokumeve, dhe se punojnë shumë për të paraqitur të gjitha produktet që prodhojnë me cilësinë më të mirë dhe për të mbajtur gjallë emrin dhe mbiemrin e trashëguar nga gjyshërit e tyre.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.