Bora e parë në Shkup, qytetarët i gëzohen peizazhit të bukur
Moti me borë i cili gjatë ditës së sotme përfshiu edhe kryeqendrën e Maqedonisë, Shkupin, solli gëzim te qytetarët të cilët shfrytëzuan këto momente të rralla që i ofron bora për t’u zbavitur

Shkup
SHKUP (AA) - Viti 2016 në Maqedoni filloi me reshje të borës, raporton Anadolu Agency (AA).
Moti me borë i cili gjatë ditës së sotme përfshiu edhe kryeqendrën e Maqedonisë, Shkupin, solli gëzim te qytetarët të cilët shfrytëzuan këto momente të rralla që i ofron bora për t’u zbavitur.
Ashtu si zakonisht, fëmijët edhe kësaj radhe shfaqen më të entuziazmuar nga fjollat e para të borës, ndërkohë të rinjtë bënin foto për ti shpërndarë pastaj në rrjetet sociale.
Ashtu siç informojnë nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë, reshjet e borës kanë përfshirë gati të gjithë vendin, si në Tetovë, Kodër të Diellit, Mavrovë, Dellçevë dhe Strumicë, etj.
Sa i përket komunikacionit Lidhja auto-moto e Maqedonisë informon se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të lagështa.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.