Auvers-sur-Oise ku Van Gogh kaloi ditët e fundit të jetës, mirëpret dashamirësit e artit
Ky fshat i vogël, ku piktori holandez me famë botërore kaloi muajt e fundit të jetës së tij, është bërë destinacion popullor për mijëra dashamirës të artit

Tiranë
Rajoni Auvers-sur-Oise në Francë, ku Van Gogh kaloi ditët e fundit të jetës së tij është një pikë që mirëpret dashamirësit e artit, raporton Anadolu.
Në rajonin Auvers-sur-Oise ndodhet varri i piktorit holandez me famë botërore, Vincent van Gogh.
Ky fshat i vogël, ku artisti kaloi muajt e fundit të jetës së tij, është bërë destinacion popullor për mijëra dashamirës të artit.
Në pamjet e siguruara me dron shihen fshati Auvers-sur-Oise, varri i Van Gogh, fusha që është subjekt i një prej veprave të famshme të artistit, statuja e artistit, vizitorë që shkrepin fotografi me statujën si dhe ndërtesa e muzeut.