Aftësi që sfidojnë kufijtë: Djaloshi autik spikat në riparimin e biçikletave
Me mbështetjen e nënës së tij dhe trajnimin që mori në Fondacionin e Arsimit për Individët Autikë Selçuklu (SOBE), u pa pasioni i djaloshit për riparimin e biçikletave dhe pingpongun.

Konya
Yahya Arıcı, një 13-vjeçar me autizëm nga Konya, beson se mund të zë një vend si në sport ashtu edhe në jetën e biznesit duke përmirësuar aftësitë e tij në riparimin e biçikletave dhe sportin e pingpongut.
Yahya u diagnostikua me autizëm kur ishte një vjeç e gjysmë. Me mbështetjen e nënës së tij, Sıdıka Arıcı, një specialiste e zhvillimit të fëmijëve, dhe trajnimin që mori në Fondacionin e Arsimit për Individët Autikë Selçuklu (SOBE), u pa pasioni i djaloshit për riparimin e biçikletave dhe pingpongun.
Pasi mori mbështetje në këtë drejtim, Yahya filloi të merrte pjesë në kampionate i licencuar për pingpong.
- "Tani për tani, ëndrra e tij e vetme është të bëhet riparues biçikletash"
Nëna, e cila nuk e la kurrë të birin vetëm, tha se pas diagnozës së të birit, ata filluan një proces edukimi dhe rehabilitimi që do të zgjaste gjatë gjithë jetës.
Sıdıka, e cila shpjegoi se djali i saj filloi të nxirrte zërat e parë kur ishte rreth katër vjeç, tha: "Lutesha që Yahya të thoshte 'Mami'. Këto ditë ishin një surprizë e madhe për mua".
Arıcı deklaroi se Yahya ishte i interesuar në punë riparimi dhe se ai i përmirësoi aftësitë e tij duke parë video.
"Ai e do shumë biçikletën. Shkoi në dyqanin e biçikletave dhe i shikoi gjithë ditën biçikletat që po riparoheshin. Ai tashmë ka një kujtesë shumë të mirë vizuale. Kur sheh diçka, e kupton menjëherë. Filloi me atë që pa në dyqanin e riparimit. Riparoi biçikletat e fëmijëve në lagje. Pastaj filloi të riparonte biçikleta në SOBE dhe tani po thotë: 'Do të bëhem riparues biçikletash'", tha nëna Sidika.
Ajo theksoi se Yahya është gjithashtu shumë i talentuar në pingpong, duke shtuar se ai fitoi një kampionat në Konya dy muaj pasi filloi me ushtrime.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.