jeta

146 vjeçari Mbah Gotho, njeriu më i moshuar në historinë e njerëzimit

Mbah Gotho nga qyteza Sragen në ishullin indonezian Java pohon se është 146 vjeç që e bënë atë njeriun më të moshuar në historinë e njerëzimit

Amina Zorniç  | 29.08.2016 - Përdıtësım : 30.08.2016
146 vjeçari Mbah Gotho, njeriu më i moshuar në historinë e njerëzimit ( Dasril Roszandi - Anadolu Agency )

Java

JAVA (AA) - Mbah Gotho nga qyteza Sragen në ishullin indonezian Java pohon se është 146 vjeç që e bënë atë njeriun më të moshuar në historinë e njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gotho, i cili në bazë të dokumenteve të cilat i posedon ka lindur më 31 dhjetor 1870 ka jetuar më gjatë se dhjetë vëllezërit dhe motrat e tij si dhe më gjatë se katër gratë e tij nga të cilat e fundit ndërroi jetë në vitin 1988.

Meqë ka jetuar më gjatë edhe se fëmijët e tij, ai sot jeton me nipërit dhe stërnipërit e tij.

Qysh në vitin 1992 familja e tij kishte paguar për ndërtimin e gurit të varrit, në vazhdën e përgatitjeve për vdekjen e tij.

"Tani e vetmja gjë që dua është të vdes”, thekson Gotho i cili ditët i kalon duke dëgjuar radio, pasi nga shkaku i të pamurit të dobësuar nuk është në gjendje të shoh televizion.

Deri tani personi më i moshuar në botë ka qenë francezja Jeanne Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën e saj 122 vjeçare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın