Bota, Jamal Khashoggi

"Vrasja e Khashoggit na zgjoi për mënyrën se si Princi saudit drejton vendin"

Gazeta "Washington Post" ka mbrojtur idenë e saj se gratë aktiviste në Arabinë Saudite janë burgosur dhe shumica e mediave perëndimore nuk shfaqin interes për këtë çështje

İslam Doğru  | 11.12.2018 - Përdıtësım : 11.12.2018
"Vrasja e Khashoggit na zgjoi për mënyrën se si Princi saudit drejton vendin"

Washington

WASHINGTON (AA) - Gazeta "Washington Post" ka mbrojtur idenë e saj se gratë aktiviste në Arabinë Saudite janë burgosur dhe shumica e mediave perëndimore nuk shfaqin interes për këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e Sarah Aziza të titulluar "Qëndrimi brutal i Arabisë Saudite ndaj reformistëve femra duhet të na zgjonte shumë kohë më parë" tërhiqet vëmendja ndaj praktikave kundër aktivisteve femra në vend.

Më tej në artikull thuhet se shumë liderë perëndimorë përkundër paralajmërimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, janë përqendruar në "Rilindjen Saudite" të princit të ri reformist Mohammed bin Selman, ndërsa është tërhequr vëmendja në ironinë ndaj mbajtjes pas hekurave të aktivistëve që ia kanë kushtuar jetën e tyre të drejtave të grave.

Provat që dolën në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi kanë shkaktuar dyshime nëse princi Selman do të jetë apo jo një udhëheqës legjitim në të ardhmen e afërt, thuhet në artikull. "Më në fund vrasja e Khashoggit si një makth, na zgjoi për mënyrën se si princi saudit drejton vendin. Megjithatë, kjo vrasje ishte vetëm një zgjatje e modelit të shtypjes së pamëshirshme të krijuar nga Princi i Kurorës", theksohet më tej.

Komuniteti ndërkombëtar, princin Mohammed bin Selman, duhet ta kishte qortuar shumë kohë përpara vrasjes së Khashoggit, qëndron në artikull.

"Nëse ishte koha për të dyshuar për natyrën e qeverisjes së Princit të Kurorës, ajo ka mbetur shumë prapa. Raportet për torturat e tmerrshme na kujtojnë se ne ende po paguajmë çmim të madh për shkak të kreditimit që kemi bërë në vendet e gabuara. Edhe pse shumica prej nesh nuk do të mund të shohin brenda një burg saudit, rreziku i një Muhammed bin Selman i cili nuk është penduar është një kërcënim global. Përderisa Princi i Kurorës beson se nuk paguan një çmim domethënës për pamëshirshmërinë e tij, ne mund të presim më shumë gjakderdhje në Arabinë Saudite, Jemen dhe vende të tjera", thuhet ndër të tjera.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.