Jamal Khashoggi

Senati amerikan shpall Bin Salmanin fajtor per vrasjen e Khashoggit

Rezoluta u prezantua nga kryetari i komitetit të marrëdhënieve të Jashtme, Bob Corker dhe e njëjta u miratua përmes votës me zë

Umar Farooq  | 14.12.2018 - Përdıtësım : 14.12.2018
Senati amerikan shpall Bin Salmanin fajtor per vrasjen e Khashoggit

Washington

WASHINGTON (AA) - Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) votuan një rezolutë me të cilën dënuan vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ndërkohë që fajtor për vrasjen e tij e shpallën princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta u prezantua nga kryetari i komitetit të marrëdhënieve të Jashtme, Bob Corker dhe e njëjta u miratua përmes votës me zë.

Kjo ishte rezoluta e dytë që u miratua të enjten, pasi paraprakisht kongresistët votuan për t'i dhënë fund mbështetjes ushtarake të SHBA-së për luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.

Rezoluta dënon vrasjen e gazetarit saudit, dhe u kërkon autoriteteve të Arabisë Saudite të ndjekin penalisht personat përgjegjës.

Votimi i kongresistëve amerikanë shihet si një qortim për presidentin amerikan Donald Trump, i cili kërkon mënyra për të minimizuar pasojat e vrasjes së Khashoggit mbi marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite, duke këmbëngulur se bin Salmani nuk kishte asnjë rol në vrasjen e gazetarit.

Rezoluta e senatorit Corker, ofron një qasje kritike ndaj qëndrimit të cilin e ka marrë Trump, i cili pavarësisht njoftimeve të inteligjencës ameriane e cila nënvizonte rolin e princit të Kurorës në vrasjen në fjalë, ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngrohta me udhëheqësin de-facto të Mbretërisë.

Kujtojmë se Arabia Saudite fillimisht mohoi ndonjë rol në zhdukjen e Khashoggi, kur ai u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, megjithatë pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Riadi pranoi se është vrarë brenda ndërtesës diplomatike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın