Jamal Khashoggi

Kërkohet dënim me vdekje për 5 të pandehur lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi

Mediat lokale raportuan se Gjykata Penale në Riad mbajti seancën gjyqësore për 11 të pandehur, duke cituar një deklaratë të publikuar nga Prokuroria Publike Saudite

Enes Canlı  | 03.01.2019 - Përdıtësım : 04.01.2019
Kërkohet dënim me vdekje për 5 të pandehur lidhur me vrasjen e gazetarit Khashoggi

Ankara

RIAD (AA) - Seanca e parë gjyqësore për të dyshuarit në rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, u mbajt në kryeqytetin saudit, Riad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se Gjykata Penale në Riad mbajti seancën gjyqësore për 11 të pandehur, duke cituar një deklaratë të publikuar nga Prokuroria Publike Saudite.

Prokuroria Publike ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë të pandehur.

Khashoggi, një kontribues i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Riadi zyrtar pranoi se Khashoggi u vra brenda ndërtesës së konsullatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın