Interpoli lëshon “vërejtje të kuqe” për 20 të dyshuar në vrasjen e Khashoggit
Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit publikoi “vërejtjen e kuqe” më 1 mars në përputhje me kërkesën e Turqisë dhe me këtë 20 të dyshuarit do të kërkohen në të gjithë botën

Ankara
Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë të ditur se ka lëshuar “vërejtje e kuqe” për 20 të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e saj në twitter, ministria turke tha se Turqia kërkoi “vërejtje të kuqe” për 18 të dyshuar më 15 nëntor dhe për dy të tjerë më 21 dhjetor.
Në postimin e ministrisë, theksohet se Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit publikoi “vërejtjet e kuqe” më 1 mars në përputhje me kërkesën e Turqisë dhe me këtë 20 të dyshuarit do të kërkohen në të gjithë botën.
Khashoggi u vra dhe u copëtua më 2 tetor të vitit të kaluar nga një grup operativësh saudit, pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Pas disa shpjegimeve të ndryshueshme për vrasjen e gazetarit saudit, Riadi zyrtar u përpoq të fajësonte një operacion të kryer nga “agjentë mashtrues”.
Shumë figura ndërkombëtare hodhën dyshime mbi shpjegimin, me disa që argumentonin se vrasja nuk mund të ishte kryer pa urdhrin e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman.
Pavarësisht disa detajeve të shpalosura, trupi i Khashoggit ende nuk është gjetur.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.