Jamal Khashoggi

“Familja e Khashoggit duhet të marrë përgjigje lidhur me vrasjen”

Gjatë adresimit para gazetarëve në New York, Dujarric theksoi se OKB do t'i kushtoj vëmendje rekomandimeve për sa i përket mbrojtjes së gazetarëve

Dildar Baykan  | 20.06.2019 - Përdıtësım : 20.06.2019
“Familja e Khashoggit duhet të marrë përgjigje lidhur me vrasjen”

New York

Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se do të marrin në konsideratë rekomandimet e raportueses speciale të OKB-së, Agnes Callamard, sa i përket zbardhjes të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit para gazetarëve në New York, Dujarric theksoi se OKB do t'i kushtoj vëmendje rekomandimeve për sa i përket mbrojtjes së gazetarëve.

Ajo rikujtoi se Sekretari i Përgjithshëm Guterres që në fillim vrasjen e Khashoggit e ka quajtur "një akt i tmerrshëm" duke apeluar për hetime të pavarura dhe transparente.

Dujarric po ashtu theksoi se personat përgjegjës për vrasjen e gazetarit saudit duhet të përgjigjen për këtë vepër makabër.

"Familja e Khashoggit meriton të marrë përgjigje lidhur me këtë vrasje", ka thënë Dujarric.

Në raportin e Agnes Callamard, raportueses speciale të OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, thuhet se ajo gjeti prova "të besueshme" për hetime të mëtejshme mbi përgjegjësinë individuale të zyrtarëve sauditë në vrasjen e Khashoggit, duke përfshirë edhe princin Mohammed Bin Salman.

Në raport i bëhet thirrje Arabisë Saudite që t’i kërkojë falje Turqisë për "keqpërdorimin e privilegjeve diplomatike dhe shkeljen e ndalimit të përdorimit ekstraterritorial të forcës".

Khashoggi u vra dhe pastaj u trupi i tij u copëtua nga operativët saudit pak pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor të vitit të kaluar.

Autoritetet e Arabisë Saudit ofruan disa rrëfime kontradiktore për të shpjeguar zhdukjen e gazetarit saudit para se të pranonin se ai u vra në ndërtesën diplomatike, duke hedhur fajin për vrasjen e Khashoggit ndaj një lëshimi operacional të kryer nga agjentë mashtrues.

Ata pastaj ngritën padi kundër 11 vrasësve të dyshuar, dhe zyra e prokurorisë kërkoi shqiptimin e dënimeve me vdekje për pesë të paditurit e parë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın