Erdoğan jep betimin në Parlamentin e Turqisë
Me betimin e presidentit Erdoğan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial
Ankara
ANKARA (AA) - Presidenti i parë i sistemit të ri presidencial të qeverisjes në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan, dha betiminin e tij në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Me betimin e presidentit Erdoğan, pëfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial.

Erdoğan, pas largimit nga parlamenti, tha para gazetarëve se "Çdo gjë ishte mirë para popullit. Shpresoj që edhe në të ardhmen do të jetë mirë".
Më pas Erdoğan u përcoll nga kryetari i përkohshëm i parlamentit Hakki Köylü me ceremoni zyrtare.
Qytetarët të cilët e prisnin në dalje të parlamentit, përshëndetën presidentin dhe mbushën automjetin e tij me karafilë.


Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.
Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
