Turqia

Pas betimit në parlament, Erdoğan viziton mauzoleun e Ataturkut

"Si presidenti i 12-të dhe presidenti i parë i sistemit presidencial, unë edhe një herë premtoj për të forcuar më shumë unitetin dhe vëllazërinë e kombit tonë, për të zhvilluar dhe për të ngritur shtetin", shkroi Erdoğan në librin e kujtimeve

Kübra Chohan, Merve Aydoğan  | 09.07.2018 - Përdıtësım : 09.07.2018
Pas betimit në parlament, Erdoğan viziton mauzoleun e Ataturkut ( Kayhan Özer - Anadolu Agency )

Ankara

ANKARA (AA) - Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi mauzoleun e themeluesit të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës në mauzoleun Anitkabir, Erdoğan shkruajti komentet e tij në librim e kujtimeve.

"Si presidenti i 12-të dhe presidenti i parë i sistemit presidencial, unë edhe një herë premtoj për të forcuar më shumë unitetin dhe vëllazërinë e kombit tonë, për të zhvilluar dhe për të ngritur shtetin", shkroi Erdoğan.

"Ne jemi të vendosur të përmbushim qëllimet e republikës sonë, të cilat u janë besuar brezave tanë të ardhshëm nga shkëlqesia juaj dhe shokët tuaj, në vitin e 100-të të themelimit", shtoi Erdoğan.

Erdoğan u betua sot në parlament për t'u bërë presidenti i parë i Republikës së Turqisë nën sistemin e saj të ri të qeverisjes.

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,59 për qind të votave, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,64 për qind.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.