Turqia

Anadolu Agency e gatshme për zgjedhjet e 24 qershorit

Kazancı theksoi se AA në gjashtë zgjedhjet e fundit dhe referendumin e vitit të kaluar i ka informuar abonentët me rezultatet menjëherë pas procesit të numërimit

Sarp Özer  | 20.06.2018 - Përdıtësım : 21.06.2018
Anadolu Agency e gatshme për zgjedhjet e 24 qershorit

Ankara

ANKARA (AA) - Votuesit turq të dielën, 24 qershor, do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para pas miratimit të sistemit presidencial të qeverisjes me referendumin e 16 prillit të vitit të kaluar. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency (AA) do ta njoftojë opinionin në Turqi dhe botë me rezultatet e zgjedhjeve, atyre presidenciale dhe parlamentare.

Kreu i bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Şenol Kazancı, thotë se AA në gjashtë zgjedhjet e fundit dhe referendumin e vitit të kaluar i ka informuar abonentët me rezultatet menjëherë pas procesit të numërimit, duke shtuar se agjencia ka qenë 100 për qind e saktë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.

"Ne i marrim të dhënat nga raportet zgjedhore të përgatitura pas numërimit dhe të nënshkruara nga përfaqësuesit e të gjitha partive dhe ia komunikojmë opinionit pa pritur. Fakti që ne i servisojmë kaq shpejt dhe me 100 për qind saktësi votat e 50 milionë votuesve është shpërblyer dhe vlerësuar nga ana e unioneve të agjencive ndërkombëtare", tha Kazancı.

"AA nuk është vetëm agjenci kombëtare, por tani ka aktivitet global dhe ka arritur të bëhet një nga agjencitë më të besuara në botë", shtoi Kazancı.

Drejtori i përgjithshëm i AA-së tha se agjencia ka një ekip të specializuar për përgatitjen softuerike në procesin e zgjedhjeve dhe në gjashtë zgjedhjet e fundit, ata i kanë transmetuar të dhënat pa gabime dhe defekte softuerike apo sistemore.

"Zgjedhjet e 24 qershorit do të dallohen nga zgjedhjet e tjera. Për herë të parë do të mbahen dy zgjedhje, partitë për herë të parë do të mund të krijojnë aleanca dhe për herë të parë qytetarët me aftësi të kufizuara do të shfrytëzojnë votën në vendvotime mobile. AA i ka inkuadruar shumë shpejt të gjitha këto ndryshime në sistemin e saj dhe i ka bërë të gatshme për sistemin e ri", njoftoi Kazancı.

"Tregojmë kujdes që punën tonë ta bëjmë në mënyrën më të mirë"

Kazancı më tej tha se të dhënat që shkojnë në Komisionin e Lartë Zgjedhor dhe ato të publikuara nga AA janë të njëjta.

"Deri më sot, as AA-së, as gjyqësorit nuk i është paraqitur ankesë për mospërputhje të të dhënave të publikuara nga AA dhe ato në raporte", tha Kazancı.

Duke folur për shpifjet dhe tentativat për njollosjen e agjencisë nga qarqe të caktuara, Kazancı tha se gjithnjë do të ekzistojnë të tillë që shqetësohen nga transmetimi i paanshëm i fakteve dhe shtoi se agjencia do të vazhdojë vetëm punën e saj pa u marrë me akuzat dhe shpfijet.

"Ne e bëjmë punën tonë. Ne tregojmë kujdes që punën tonë ta bëjmë në mënyrën më të mirë. Në zgjedhjet e 24 qershorit, ne do ta bëjmë punën tonë në mënyrë vetëflijuese së bashku me të gjithë punëtorët tanë. Ne e ngritëm AA-në në pozitën e 'Zërit të Turqisë', duke u bazuar në filozofinë e themelimit të saj", theksoi Kazancı.

"U bëmë një nga agjencitë më të mira në botë. Qëllimi ynë është të jemi në mesin e tri të parave në botë. Për ta arritur këtë, ne do të jemi më të vullnetshëm, më të vendosur dhe më të shpejtë, natyrisht, pa hequr dorë nga besueshmëria. Ne do të vazhdojmë ta transmetojmë jo atë që dëshirohet të dëgjohet apo të shihet, por atë që është fakt. Me këtë rast, uroj që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në të mirë të vendit dhe popullit tonë", shtoi në fund Kazancı.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.