Anadolu Agency e gatshme për zgjedhjet e 24 qershorit

Votuesit turq të dielën, 24 qershor, do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para pas miratimit të sistemit presidencial të qeverisjes me referendumin e 16 prillit të vitit të kaluar. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency (AA) do ta njoftojë opinionin në Turqi dhe botë me rezultatet e zgjedhjeve, atyre presidenciale dhe parlamentare.

20.06.2018