Tifozët e Juventusit në Kosovë, shohin Barcelonën si favorite por shpresojnë në titullin e Ligës së kampionëve
Shumica e kosovarëve, pavarësisht nëse janë tifozë të barcelonës apo jo, po parashikon se titullin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve do ta fitoj Barcelona.

Prishtinë (AA) – Të shtunën mbrëma, në Stadiumin Olimpik të Berlinit, me fillim nga ora 20:45, Juventusi dhe Barcelona do të takohen në ndeshjen finale të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat, Juventusi dhe Barcelona po luftojnë për të fituar titullin e trefishtë në këtë edicion pasi që, në garat e tyre kombëtare, kampionate dhe kup, të dyjat tashmë i kanë fituar nga dy tituj.
Në fakt, Barcelona është skuadra e vetme spanjolle e cila ka arritur që t’i fitoj tre tituj në një edicion: La Ligan, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. Këtë e ka bërë në vitin 2009. Për më tepër, ajo kishte fituar 6 tituj atë vit pasi që kishte fituar edhe Superkupën e Spanjës, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube, duke u bërë skuadra e vetme në botë që e ka arritur këtë sukses. Nga ana tjetër, Juventus nuk ka arritur kurrë më parë që ta fitoj “tripletta-në”
Në Kosovë, ka numër të madh të tifozëve të dyja klubeve që tashmë janë rrugëve të Prishtinës dhe po përgatiten për ndeshjen sonte. Shumica e kosovarëve, pavarësisht nëse janë tifozë të barcelonës apo jo, po parashikon se titullin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve do ta fitoj Barcelona.
Gjatë shëtisë së Anadolu Agency nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, në prag të finales së madhe, për të sjell atmosferën para kësaj loje të madhe, ka hasur në një nga rastet e rralla ku i pamë tifozët e dyja skuadrave së bashku.
Basketbollisti i ri prishtinas, Blend Battali, tifoz i Juventusit që kishte veshur fanellën ngjyrë rozë e cila i sjell fat dhe shoku i tij, Erand Elmazi, bankieri i ri nga Prishtina që është tifozë i flaktë i Barcës ishin së bashku dhe ne ju bashkuam atyre, për ta parë disponimin dhe parashikimin për sonte.
“Po normale është me mendu që fiton Barcelona. Në ekip e kanë lojtarin më të madh të gjitha kohëve...(buzëqesh me siklet)...është vëhstirë për Juventusin shumë sepse Juve ka mbërrij në finale në kohën më të mirë të Barcelonës, sivjet. Edhe Juve e ka motivin shumë të madh, mirëpo mendoj se Barca është favorit...mirëpo favoritat nuk fitojnë gjithmonë, këhstu që sonte fiton Juventusi” tha Blend Batalli duke u mos dorëzuar dhe me shpresë se skuadra e tij do t’i mposht favoritët, Barcelonën.
Shoku i tij barcelonist, Erand Elmazi, pajtohet se Juventusi është klub i madh me histori të madhe por, sipas tij Barcelona aktualisht po kalon formë të jashtëzakonshme dhe është favorite.
“Besoj që Barcelona kësaj here do të triumfoj. E kemi lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, që padyshim është lojtari më i mirë i gjitha kohëve dhe besoj që me këtë formë që është barcelona në këtë moment... vështirë ka me qenë por, besoj që në fund do ta ngrisim trofeun” tha Erandi.
Gjatë bisedës me AA, ai shpjegoi se Barcelona nuk do ta ketë lehtë kundër Juventusit për faktin se skuadrat italiane në përgjithësi karakterizohen me lojë të fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme të shpejta.
“Nëse lëshohet Barcelona, prej minutës së parë që medoemos t’i shënojë gol Juventusit, është rrezik që mund të pranojmë gol. Por, besoj që barceklona në fund do të triumfoj” ripërsëriti bindjen e tij, Erand Elmazi.
Dy shokët tregojnë se do ta shikojnë lojën së bashku me edhe 10 shokë të tjerë, se janë ndarë në dy taborë, nga gjashtë tifozë për secilin ekip, se do të bëjnë skarë dhe në fund, humbësi do t’i paguaj të gjitha shpenzimet.
Sipas Erandit, rezultati do të jetë fitore e Barcelonës me rezultat 3:1, kurse Blendi parashikon që 90 minutat e para do të përfundojnë baras 1:1 dhe se loja do të vendoset pas vazhdimeve, në favor të Juventusit. Madje, Blendi e parashikoi se Pirlo do të shënoi golin e fitores nga goditja e lirë.
Shitësi ambulant, Elvis Skeraj 27 vjeçar, sot kishte shumë punë duke shitur fanella të dy skuadrave që do të ndeshen sonte në Berlin. Vet Elvisi është tifoz i Interit nga Milano dhe pavarësisht se i pëlqen futbolliitalian, Barcelonë e sheh si favorite
“Mendimi im është që Barcelona ka ekip më të mirë dhe është favorit për mendimin tim” thotë Skeraj dhe shton se Juventusi nuk e ka më atë mbrojtjen e dikurshme kur për Zonjën e Vjetër nga Torino luanin Nesta, Cannavaro e tjerët, ndërsa barcelona në skuadër e ka një Messi. Në fund, Elvisi parashikoi se ndeshjen do ta fitojë Barca me rezultat 2:0.
Shkumbin Noka, tifozë i skuadrës angleze Tottenham, përndryshe ish udhëheqës i departamentit për media dhe marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Integrimeve Evropiane të Kosovës, për dallim nga gjithë tjerët, ishte shumë i sigurtë se Juventusi do të triumfojë.
“Krejt bota janë qua dhe e kanë bërë Barcelonën favorit absolut por, unë mendoj se nuk është bash qashtu, mendoj se në një lojë gjatë 90 minutave gjithçka mundet me ndodh...sepse Juvenstui nuk është ekip për me u hedh poshtë, është ekip me traditë shumë të gjatë, me lojtarë kualitativë dhe mesfushë të hatashme me një gjeneral si Pirlo, në mesfushë, pastaj me një lojtarë ndër më të mirë në botë që nuk e ka emrin Messi dhe Ronaldo por, Pogba” thotë i bindur Noka në triumfin e Juventusit. Ai e sheh si hendikep mungesën e mbrojtësit kryesor të Juventusit, Chiellini, si dhe mospërgatitjen e plotë të mbrojtësit tjetër, Barzagli, megjithatë është i bindur se në fund Juve do të fitojë me rezultat.
Shoku i tij , Dukagjin Lipa, këngëtari i njohur kosovar, një tjeter tifoz i skuadrave angleze, Arsenalit, shprehet se është i paanshëm sonte dhe si i tillë, ai e sheh Barcelonën favorite.
“Prej lojëve të fundit që i kem me barcelonën, është e pamundur mos me mendua se Messi përsëri do të tregojë ndonjë perlë të futbollit dhe mendoj se Barcelona do të fitoj” thotë Lipa i cili parashikon fitore të blaugranas me rezultat 2:1.
Sikurse shumica në mbarë botën, edhe shumica e kosovarëve e sheh Barcelonën favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve por, ndan mendimin se nënçmimi Juventusit apo loja e pakujdesshme e ekipit katalonas mund t’i kushtoi shtrenjtë Messit dhe shokëve të tij.
Përndryshe, bazuar në statistikat aktuale, treshja sulmuese e Barcelonës MNS, Messi-Neymar-Suarez, është një treshe e frikshme e cila ka shënuar 120 gola në të gjitha garat e sivjetme.
Megjithatë, nuk është vetëm sulmi atomik ai i cili sivjet e ka karakterizuar lojën e blaugranave sepse, për dallim nga vitete e kaluara, sivjet nën udhëheqjen e trajnerti Luis Enrique, Barca e ka përmirësuar dukshëm mbrojtjen dhe treshja mbrojtëse Gerard Pique, Javier Mascherano dhe Jérémy Mathieu e ndihmuar nga portierët Bravo dhe ter Stegen, ka pranuar vetëm 21 gola në 38 ndeshje të La Ligas, ndërsa në garat e Ligës së kampionëve vetëm 10 në 12 ndeshje.
Me këtë, Barcelona sivjet ka dëshmuar se e ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Evropë.
Nga ana tjetër, çelësi i lojës së Juventusit është mbrojta e fortë dhe e disiplinuar, me ndihmën e të cilës, në gjysmëfinale, kishte eliminuar Real Madridin, kampionin e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
Por, hendikep shihet mungesa e shtyllës së mbrojtjes, Giorgio Chiellinit i cili u lëndua në stërvitje, vetëm disa ditë para finale së madhe me Barcelonën, kurse 100% i gatshëm nuk do të jetë as mbrojtësi tjetër i rëndësishëm i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Barzagli.
Sidoqoftë, mbrojtja e kampionit italian do ta ketë në portë njërin nga portierët më të mirë të gjitha kohëve, Gianluigi Buffonin dhe dyshen Leonardo Bonucci dhe Patrice Evra.
Nuk ka dyshim se, Juventusi do të mbështetet në taktikën e njëjtë sikurse me Real madridin dhe kundërsulmet e shpejta, të udhëhequra nga mesfushorët ofensivë, Paul Pogba dhe Arturo Vidal, të ndihmuar nga sulmuesit Carlos Tevez dhe Alvaro Morata, që konkretizuan rastet e dhëna në duel kundër Real Madridit.
Sonte pritet që Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit të luaj me sistemin 4-1-2-1-2, ndërsa ndeshjen pritet ta fillojë 11-shja:
Portierë: Buffon
Mbrojtja: Lichtsteiner-Barzagli-Bonucci-Evra
Mesfushë prapa: Pirlo
Mesfushë: Marchisio-Pogba
Mesfushë përpara: Vidal
Sulm: Tévez-Morata
Nga ana tjetër Luis Enrique nuk do të ndryshoj asgjë nga sistemi i tij 4-3-3 dhe njëmbëdhjetësha :
Portieri: Stegen
Mbrojtje: Alves-Piqué-Mascherano-Alba
Mesfushë: Rakitiq-Busquets-Iniesta
Sulm: Messi-Suárez-Neymar
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.