Ekonomi, archive

"Varfëria energjetike" sfidon disa pjesë veriore të qytetit të Shkupit

Sipas hulumtimeve rreth 80 përqind e familjeve në Çair, Gazi Babë dhe në disa pjesë në veri të qytetit të Shkupit konsumojnë më pak ushqim dhe ilaçe, me qëllim që të kursejnë fonde për të paguar faturat elektrike.

11.09.2015 - Përdıtësım : 11.09.2015
"Varfëria energjetike" sfidon disa pjesë veriore të qytetit të Shkupit

SHKUP (AA) – Nën organizimin e Qendrës për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin Jetësor “Eko-svest” dhe Universitetit i Mançesteri të Britanisë së Madhe, u zhvilluar një takim pune me temë “Varfëria energjetike në Maqedoni dhe Evropë”, në të cilin u prezantuan rezultatet e fundit nga projekti ndërkombëtar shumë vjeçar rifinancuar nga Bashkimi Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti kërkimor ndërkombëtar i cili ndër të tjera i referohet varfërisë energjetike në Maqedoni, udhëhiqet nga Prof. Dr. Stefan Buzharovski nga Universiteti i Mançesterit, ndërsa të inkuadruar në këtë hulumtim janë edhe universitetet e Pragës dhe Gdanskit, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, si dhe Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest.

Në kuadër të projektit është kryer një anketë mbi përdorimin e energjisë në shtëpi nëpër qytetin e Shkupit dhe rrethinat e tij, me një theks të veçantë mbi çështjet sociale dhe ekonomike. Anketa e cila është kryer në muajin mars dhe prill të këtij viti me ndihmë të Institutit për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike, është hulumtim i parë i këtij lloji në Maqedoni dhe Evropë, ndërkohë që anketa të ngjashme janë kryer në disa qytete të Evropës.

Stefan Buzharovski duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet e projektit theksoi se rreth 80 përqind e familjeve në Çair, Gazi Babë dhe në disa pjesë në veri të qytetit të Shkupit konsumojnë më pak ushqim dhe ilaçe, me qëllim që të kursejnë fonde për të paguar faturat elektrike. Në të njëjtat vende rreth 40 përqind e familjeve nuk arrijnë që t’i paguajnë në kohë faturat elektrike dhe ato të ujit apo të ngrohjes.

“Përvoja jonë nëpër Maqedoni, por edhe nëpër Evropë me politikën aktuale që është zbatuar mbi këtë çështje tregon se në thelb përmban dy lloje të zgjidhjeve. E para është zgjidhje afat-shkurtër, që do të thotë dhënia e ndonjë lloji të ndihmës sociale apo donacione familjeve që janë të rrezikuara. Por kjo zgjidh problemin vetëm për një periudhë të shkurtë, ndërsa zgjidhje afat-gjate është si në vendet e zhvilluara, ku varfëria energjetike zgjidhet duke ndërmarra masa për efiçencë energjetike në sektorin e banesave, si përmirësimin e instalimit teknik të shtëpisë, sistemit të ngrohjes dhe të ftohjes, si dhe rinovimi i dritareve”, deklaroi Buzharovski.

Nga ana tjetër, Sashka Petrova, poashtu nga Universiteti i Mançesterit, njoftoi se ky është një projekti pesë vjeçar, i cili vazhdon të realizohet në katër qytete, në Pragë, Budapest, Gdansk dhe Shkup. “Ky është viti i tretë i këtij projekti shumë vjeçar dhe tani për tani jemi të fokusuar në dy zona të qytetit të Shkupit”, u shpreh ajo.

Misioni i Qendrës për Hulumtime dhe Informim “Eko-svest” është informimi dhe promovimi i alternativave për ndikimet negative mbi mjedisin jetësor, e cila ka për synim për tu bërë një organizatë e përfshirë drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve në këtë fushë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın