Ekonomi, Jamal Khashoggi

Tensionet SHBA-Arabi Saudite rrisin çmimin e naftës

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent ka filluar sot javën e tregtimit me rritje të çmimit në 81.42 dollarë për fuçi

Murat Temizer  | 15.10.2018 - Përdıtësım : 16.10.2018
Tensionet SHBA-Arabi Saudite rrisin çmimin e naftës

Ankara

ANKARA (AA) - Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent ka filluar sot javën e tregtimit me rritje të çmimit në 81.42 dollarë për fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane të naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) është ngjitur në 71.97 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten, nafta Brent tregtohej me 80.44 dollarë, ndërsa WTI 72.50 dollarë për fuçi.

Pavarësisht nga mundësia për një rritje të prodhimit në SHBA, sanksionet amerikane mbi Iranin dhe rritja e tensioneve midis Arabisë Saudite dhe SHBA-ve janë nga faktorët të cilët ndikojnë rritjen e çmimeve në tregun e naftës.

Të shtunën, presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Arabinë Saudite me "ndëshkim të rëndë" në qoftë se gazetari veteran Jamal Khashoggi rezulton të jetë vrarë.

Arabia Saudite nga ana e saj u zotua se “do të bëjë një kundërgoditje” të gjitha kërcënimeve apo sanksioneve të vendosura, që kanë të bëjnë me zhdukjen e gazetarit Khashogg.

Investitorët konsiderojnë se zhvillimet fundit dhe paralajmërimet e Trumpit, mund të rrezikojnë pozitën e princit të kurorës, Mohammed bin Salman, gjë e cila mund të çojë në destabilizimin e vendit të pasur me naftë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın