Ekonomi, Koronavirusi

SHBA, 40,8 milionë të papunë deri më tani si pasojë e COVID-19

Gjithsej 2,12 milionë aplikime për beneficione të papunësisë janë parashtruar në SHBA gjatë javës së fundit

Beyza Binnur Dönmez  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
SHBA, 40,8 milionë të papunë deri më tani si pasojë e COVID-19

Ankara

Departamenti i Punës i SHBA-së njoftoi se mbi 2,1 milionë amerikanë të tjerë janë paraqitur për beneficione të papunësisë javën e kaluar, pasi koronavirusi ka vazhduar të dëmtojë ekonominë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2,12 milionë aplikime për beneficione të papunësisë janë parashtruar në SHBA, që përbën një rënie për 323.000 kërkesa krahasuar me një javë më parë. Shifra është më e ulëta e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit.

Totali dhjetëjavor i amerikanëve që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë tani ka arritur në 40,8 milionë.

Megjithëse pandemia ka shkaktuar humbjen më të madhe në historinë e SHBA-së, shifrat tregojnë se humbjet po ngadalësohen për të tetën javë me radhë pas kulmit prej 6,9 milionësh në fund të marsit, pasi shtetet po fillojnë procesin e rihapjes së ekonomive në nivele të ndryshme.

Shumë biznese u mbyllën ose zvogëluan në masë të madhe operacionet pasi shtetet zbatuan masën e izolimit dhe ndaluan veprimtaritë për të gjithë bizneset thelbësore. Shumica e sistemeve shkollore ndërprenë në mënyrë të ngjashme funksionimin.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga pandemia me mbi 1,7 milionë raste dhe më shumë se 102 mijë të vdekur nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın