Bota, Ekonomi, Koronavirusi

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Buxheti për periudhën 2021-2027 dhe Fondi i Rimëkëmbjes me 1.85 trilionë euro parashikon tranzicionin e gjelbër si shtytësin kryesor të rimëkëmbjes ekonomike

Gülşen Çağatay  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Ankara

Energjia e erës është veçuar në Strategjinë e Rimëkëmbjes së Komisionit Evropian (KE) për të rritur tranzicionin e gjelbër, thuhet në deklaratën e WindEurope, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri në 1.85 trilionë euro do t'i kushtojë Strategjisë së Rimëkëmbjes për këtë tranzicion si shtytësi kryesor i rimëkëmbjes ekonomike dhe si çelësi i rritjes dhe prosperitetit të ardhshëm të Evropës, thuhet në deklaratë.

Sipas faqes zyrtare të Bashkimit Evropian, në maj të vitit 2020, Komisioni Evropian ka propozuar një "buxhet të fuqishëm, modern dhe të rinovueshëm afatgjatë të BE-së të nxitur nga gjenerata e ardhshme e BE-së, një instrument i rikuperimit të përkohshëm emergjent, për të ndihmuar në riparimin e dëmeve të menjëhershme ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Për të mbrojtur jetën dhe jetesën, për të riparuar tregun e vetëm si dhe për të ndërtuar një rikuperim të qëndrueshëm dhe të prosperuar, KE propozon të shfrytëzojë potencialin e plotë të buxhetit të BE-së.

"Gjenerata e ardhshme e BE-së prej 750 miliardë eurosh si dhe përforcimet e synuara në buxhetin afatgjatë të BE-së për 2021-2027 do të sjellin fuqinë totale financiare të buxhetit të BE-së në 1.85 trilionë euro", thuhet në njoftimin për media të Unionit.

Duke komentuar strategjinë, drejtori i përgjithshëm i WindEurope, Giles Dickson përshëndeti propozimet e KE-së për Strategjinë e Rimëkëmbjes si të shkëlqyer dhe tha se ishte "bazukë (armë anti-tank) e madhe që kërkon ekonomia e BE-së".

"Do të jetë qartë një rikuperim i gjelbër dhe një nxitje për tranzicionin e energjisë. Strategjia veçon energjinë e erës si një nga 'bazat e politikave të rimëkëmbjes'", tha ai.

BE-ja dëshiron që era të prodhojë gjysmën e energjisë elektrike të Evropës deri në vitin 2050, shtoi ai.

"Kjo do të thotë investime të mëdha, punë dhe rritje. Era është e gatshme për furnizim. Mezi presim propozimet e hollësishme që do të ndihmojnë që këto investime të ndodhin", përfundoi Dickson.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.