Bota

Zyrtari izraelit: Vetëm 5 për qind e 24 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë u përgjigjën urdhrave të rekrutimit në vitin 2024

Ai tha se dënimet për ata që shmangnin shërbimin ushtarak do të ashpërsohen dhe do të trajtohen në mënyrë strikte, pasi "sanksionet aktuale për individët janë të pamjaftueshme"

Betül Yılmaz  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Zyrtari izraelit: Vetëm 5 për qind e 24 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë u përgjigjën urdhrave të rekrutimit në vitin 2024

Kuds/Stamboll

Sipas një zyrtari izraelit, vetëm 5 për qind e 24 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë, të njohur edhe si Haredi, iu përgjigjën urdhrave të rekrutimit ushtarak në vitin 2024, transmeton Anadolu.

Kreu i degës së planifikimit të personelit në ushtrinë izraelite, Shai Tayeb, gjatë një takimi të Nënkomitetit të Knessetit, Shai Tayeb, tha se “ushtria ka lëshuar 24 mijë urdhra rekrutimi nga 80 mijë të planifikuara”.

"Vetëm 1.212 persona iu përgjigjën 24 mijë urdhrave të rekrutimit", tha ai.

Zyrtari izraelit tha se ushtria intensifikoi ndjekjen e atyre që shmangnin shërbimin ushtarak, veçanërisht në Aeroportin Ben Gurion, ku u arrestuan 411 persona dhe 43 të tjerëve iu ndalua të largoheshin nga vendi.

Ai tha se dënimet për ata që shmangnin shërbimin ushtarak do të ashpërsohen dhe do të trajtohen në mënyrë strikte, pasi "sanksionet aktuale për individët janë të pamjaftueshme".

Komuniteti Haredi, i cili përbën afër 13 për qind të popullsisë prej 10 milionë banorësh të Izraelit, ka vazhduar të protestojë kundër rekrutimit ushtarak pas një vendimi të Gjykatës Supreme më 25 qershor të vitit 2024, i cili urdhëron rekrutimin e tyre dhe ndalon financimin për shkollat fetare ‘yeshiva’ nxënësit e të cilave refuzojnë shërbimin ushtarak.

Komuniteti Haredi argumenton se studimi i Torës është detyra e tyre kryesore dhe se integrimi në shoqërinë laike kërcënon identitetin e tyre fetar.

Për dekada të tëra, burrat e komunitetit Haredi i janë shmangur rekrutimit ushtarak në moshën 18-vjeç përmes shtyrjeve të përsëritura të lidhura me regjistrimin në shkollat ‘yeshiva’ deri në arritjen e moshës 26-vjeç.

Opozita izraelite akuzon kryeministrin Benjamin Netanyahu se po nxit një ligj të ri për të rivendosur përjashtimet e komunitetit Haredi për të kënaqur partnerët e koalicionit Shas dhe ‘United Torah Judaism’, duke rrezikuar rrëzimin e qeverisë.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhdon me një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 53.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.