Izraeli: Parandaluam dy sulme me raketa balistike nga Jemeni
Raketa balistike e lëshuar nga Jemeni gjatë natës u parandalua ndërsa alarmet e sulmit ranë në një zonë të gjerë në Izraelin qendror

Kuds
Ushtria izraelite tha se ka parandaluar dy sulme me raketa balistike nga Jemeni në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se u parandalua raketa balistike që u lëshua nga Jemeni në orët e drekës. Në përputhje me protokollin, sirenat u dëgjuan në Kuds, në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe në rajonin e Detit të Vdekur.
Raketa balistike e lëshuar nga Jemeni gjatë natës u parandalua ndërsa alarmet e sulmit ranë në një zonë të gjerë në Izraelin qendror, thuhet më tej.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, pasi ushtria izraelite shkeli armëpushimin dhe rifilloi sulmet në Rripin e Gazës më 18 mars, Huthit në Jemen kryen sulme me 38 raketa balistike dhe të paktën 10 sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë). Disa nga raketat balistike të lëshuara nga Huthit ranë para se të arrinin objektivat e tyre.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, Huthit në Jemen kanë deklaruar se aeroporti "Ben Gurion" në Tel Aviv, porta e Izraelit që hapet drejt botës nuk është i sigurt dhe lëshuan një paralajmërim për linjat ajrore që të mos e përdorin atë.
Në të njëjtën mënyrë Huthit njoftuan më 20 maj se do të "bllokonin" portin Haifa të Izraelit në Mesdhe.
Më 4 maj, grupi Huthi në Jemen goditi me raketë balistike aeroportin "Ben Gurion". Që nga kjo datë, linjat ajrore ndërkombëtare vazhdojnë të pezullojnë fluturimet për në Izrael.
SHBA-ja njoftoi se që nga marsi ka filluar sulmet kundër grupit Huthi në Jemen. Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi më 6 maj tha se ishte arritur një armëpushim midis SHBA-së dhe Huthive për t'u dhënë fund sulmeve në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandeb.