Bota, Koronavirusi

Zv.presidenti i Venezuelës, El Aissami rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, El Aissami tha se pas rezultatit pozitiv në testin për COVID-19 është vetëkarantinuar duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore

Sinan Doğan  | 11.07.2020 - Përdıtësım : 12.07.2020
Zv.presidenti i Venezuelës, El Aissami rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Ankara

Zëvendës presidenti përgjegjës për ekonominë në Venezuelë, Tareck El Aissami njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, El Aissami tha se pas rezultatit pozitiv në testin për COVID-19 është vetëkarantinuar duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore.

Duke vënë theksin se do ta fitojë betejën kundër virusit, El Aissami tha: "Po ndërmarr këtë luftë duke u mbështetur në jetë dhe tek Zoti sepse ne do të fitojmë".

Ndërsa presidenti Nicolas Maduro lidhur me këtë nga llogaria e tij në Twitter postoi mesazhin: "Bëhu i fortë vëllai im sepse do ta fitojmë këtë luftë të re me ndriçimin hyjnor të Zotit. Tani do të aplikojmë të gjitha trajtimet e mjekëve për shëndetin dhe shërimin tënd sa më të shpejtë. Do të fitojmë për një jetë të shëndetshme".

- Pozitiv në testin për COVID-19 edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabello

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe zv.kryetari i Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës që ndodhet në pushtet, Diosdado Cabello në një deklaratë dje nga Twitteri njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Si pasojë e COVID-19 në vend janë regjistruar 8.372 raste dhe 80 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.