Bota, archive

Zvicra në 10 vitet e fundit ka shpenzuar 634 milionë dollarë për mbrojtjen nga përmbytjet

Në 10 vitet e fundit janë realizuar rreth 50 projekte të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe forma të tjera për parandalimin e përmbytjeve në zonat e rrezikuara.

21.08.2015 - Përdıtësım : 21.08.2015
Zvicra në 10 vitet e fundit ka shpenzuar 634 milionë dollarë për mbrojtjen nga përmbytjet

SARAJEVË (AA) - Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se ky vend i pasur evropian në 10 vitet e fundit ka shpenzuar rreth 634 milionë dollarë për mbrojtjen nga përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përmbytjeve të mëdha që goditën këtë vend një dekadë më parë, Zvicra për mbrojtje nga përmbytjet ka shpenzuar rreth 650 milionë franga zvicerane, ose 634 milionë dollarë.

Në përmbytjet e dhjetë viteve më parë kishte edhe viktima, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale.

Pas kësaj, sipas mediave lokale, autoritetet zvicerane kanë marrë masa të gjera për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronave të tyre në zonat që kërcënohen nga përmbytjet.

Në 10 vitet e fundit janë realizuar rreth 50 projekte të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe forma të tjera për parandalimin e përmbytjeve në zonat e rrezikuara.

Përveç mureve rezistuese janë ndërtuar edhe shumë tunele të nëndheshme si dhe sisteme për zbrazjen e liqenit nën sipërfaqen e qytetit.

Qeveria zvicerane vitin e ardhshëm planifikon të investojë rreth 133 milionë dollarë për mbrojtjen nga përmbytjet.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın