Bota

Vritet një tjetër ushtar izraelit gjatë ofensivës në qytetin e Gazës

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se rreshteri Chalachew Shimon Demalash 21-vjeç, vdiq nga plagët e marra nga të shtënat me snajper në qytetin e Gazës

Betül Yılmaz  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Vritet një tjetër ushtar izraelit gjatë ofensivës në qytetin e Gazës

Stamboll

Një tjetër ushtar izraelit u vra në veri të Rripit të Gazës, tha ushtria të enjten, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se rreshteri Chalachew Shimon Demalash 21-vjeç, vdiq nga plagët e marra nga të shtënat me snajper në qytetin e Gazës.

Ai është ushtari i dytë izraelit i vrarë në qytetin e Gazës pasi ushtria izraelite nisi sulmin e saj në qytet më 11 gusht nga lagjja Zeitoun në juglindje, sipas një plani për të ripushtuar gradualisht enklavën.

Fushata, e quajtur më vonë "Karrocat e Gideonit 2", ka përfshirë shembje shtëpish me robotë me kurthe shpërthyese, granatime artilerie, të shtëna të rastësishme dhe zhvendosje masive.

Vdekja e tij e çoi numrin e ushtarëve të vrarë izraelitë në Rripin e Gazës në 912 që nga tetori 2023, ku dhe janë plagosur 6.274 të tjerë, sipas numrit ushtarak.

Ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 65.400 palestinezë që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.