Bota, Koronavirusi

UNRWA pezullon ndihmat ushqimore në Gaza për shkak të koronavirusit

Adnan Abu Hasene, zëdhënësi i UNRWA-së për Gazën, tha në një deklaratë me shkrim se vendimi për pezullimin e ndihmave është marrë pas konfirmimit të dy rasteve të para në Gaza

Muhammed Semiz, Mehmet Nuri Uçar  | 23.03.2020 - Përdıtësım : 23.03.2020
UNRWA pezullon ndihmat ushqimore në Gaza për shkak të koronavirusit

Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka vendosur të ndalojë përkohësisht ndihmat ushqimore për Rripin e Gazës pas paraqitjes së rastit të parë me koronavirusin e ri (COVID-19) në enklavën palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Adnan Abu Hasene, zëdhënësi i UNRWA-së për Gazën, tha në një deklaratë me shkrim se vendimi për pezullimin e ndihmave është marrë pas konfirmimit të dy rasteve të para në Gaza.

Abu Hasene tha se vendimi synon sigurinë e punonjësve të UNRWA-së dhe personave që pranojnë ndihmë, duke shtuar se ndihmat do të vazhdojnë në momentin kur të gjendet një metodë më e sigurt për dorëzimin e tyre.

Ndryshe, Ministria palestineze e Shëndetësisë dje njoftoi se dy persona të kthyer nga Pakistani më 19 mars kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın